Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Opozita në Venezuelë thotë se largimi i Maduros është ‘i pakthyeshëm’

30/07/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liderja e re opozitare venezuelane María Corina Machado tha sot se presidenti duhet të kuptojë se ka humbur votën, teksa komuniteti ndërkombëtar gjithashtu ka hedhur dyshime mbi fitoren e tij.

Machado, e cila ishte ndaluar të kandidonte nga gjykatat e komanduara nga Maduro, tha pas një nate protestash të ashpra, se “largimi i Maduros është i pakthyeshëm”, në përgjigje të presidentit që pas rezultatit të zgjedhjeve tha se “fitorja e tij është e pakthyeshme”.

Venezuela u përfshi mbrëmë nga protesta të dhunshme pak pasi kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez Urrutia deklaroi se ‘kishte prova se është fitues i zgjedhjeve të së dielës.’

Ndërkohë presidenti Nicolas Maduro festonte fitoren e mandatit të tretë në post.

Mijëra protestues raportohet se dolën në rrugët e disa qyteteve kryesore duke brohoritur ‘Liri, liri!’ dhe ‘Kjo qeveri do të bjerë!’ teksa digjnin goma makinash dhe mbeturina duke krijuar barrikada për të ndaluar mjetet e policisë.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj turmave, por raportohet se u detyruan të tërhiqen përballë bombave molotov dhe gurëve të lëshuar nga demonstruesit, shumë prej të cilëve mbanin flamurin venezuelan.

Në dy qytete statuja, të ish-liderit socialist Hugo Chavez, pararendësit të Maduro, u rrëzuan nga demonstruesit.

Të paktën një person raportohet se humbi jetën dhe 46 u arrestuan, njoftonte grupi monitorues ‘Foro Penal’, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Liderja opozitare Maria Corina Machado tha se rishikimi të dhënave të votimit tregonte se presidenti ardhshëm do të jetë Edmundo Gonzalez Urrutia, pasi ajo vetë ishte ndaluar të kandidonte nga gjykatat e komanduara nga Maduro.

Machado pretendonte se Gonzalez ka fituar 6.27 milionë vota, në krahasim me vetëm 2.75 milionë për Maduro.

Gonzalez u bënte thirrje venezuelanëve për protesta paqësore por apeli i tij nuk u ndoq pasi në kryeqytetet protestuesit kishin ndezur zjarre dhe shumë fasada qendrore ishin shkatërruar.

61 vjeçari Maduro, ishte sot në një takim me këshillin elektoral për të çertifikuar rizgjedhjen e tij për një tjetër mandat gjashtë-vjecar deri në 2031.

Ai refuzonte kritikat e dyshimet duke thënë se protestat ne Venezuele ishte objektiv i një konspiracioni të jashtëm që nxiste veprime “fashiste e anti-revolucionare”. //Daily Mail//

Previous Post

Shëngjini në flakë, zjarri arrin pranë resorteve, shkrumbon lokalin në plazh

Next Post

Kurti refuzon t’i shkojë Osmanit në takim, e çon Konjufcën

Related Posts

Botë

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025
Botë

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025
Botë

Kalimi kufitar Rafah i Gazës do të rihapet të hënën

18/10/2025
Botë

Flakët rrafshojnë aeroportin e Bangladeshit, pezullohen të gjitha fluturimet

18/10/2025
Botë

“No Kings”/ Nis tubimi i parë kundër Trump, mijëra protestues mbushin sheshin në New York

18/10/2025
Botë

Izraeli kthen trupat e 15 palestinezëve në Gaza

18/10/2025
Next Post

Kurti refuzon t’i shkojë Osmanit në takim, e çon Konjufcën

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk