Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Olaf Scholz nis turin zyrtar në Lindjen e Mesme, DW: Me diplomaci kundër katastrofës humanitare

17/03/2024
Olaf Scholz nis turin zyrtar në Lindjen e Mesme, DW: Me diplomaci kundër katastrofës humanitare
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën një një tur diplomatik në Lindjen e Mesme. Në Jordani ai zhvillon bisedime me Mbretin Abdullahun II në Akaba, vend që ka organizuar urën ajrore të furnizimit për popullsinë në Gaza. Mbreti Abdullah konsiderohet si një nyjë e rëndësishme lidhës mes botës arabe dhe aleatëve perëndimorë të Izraelit.

Më pas Scholz zhvillon bisedime në Izrael. Krahas përmirësimit të gjendjes humanitare të popullsisë në Rripin e Gazës, temë qendrore pritet të jetë edhe ofensiva e paralajmëruar e Izraelit në Rafah. Në Tel Aviv, Scholz takohet edhe me të afërm gjermanë të pengjeve të marra nga Hamasi. Kjo është hera e dytë që kancelari Scholz shkon në Lindjen e Mesme pas sulmit të terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. Hamasi kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste.

Kancelari Scholz para udhëtimit në Jordani theksoi edhe njëherë se Gjermania qëndron në krah të Izraelit, që në fund të fundit mbron vetveten. “Dhe Izraeli ka çdo të drejtë të mbrohet kundër sulmit të Hamasit.” Në të njëjtën kohë duhet të respektohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Duhet të shmangen viktimat civile dhe duhet të mbërrijë ndihma humanitare në Gaza, tha Scholz.

Nga fundjava avionë të Bundeswehrit të nisur nga Jordania kanë shpërndarë ndihma humanitare nga ajri për Rripin e Gazës. Organizatat humanitare paralajmërojnë, se kjo është e shtrenjtë, e rrezikshme dhe jo efikase. Nevojiten më shumë ndihma humanitare me rrugë tokësore. I këtij mendimi është edhe kancelari gjerman. Natyrisht kjo mënyrë nuk është rruga më e mirë, tha Scholz. Rruga më e mirë është, nëse më shumë kamionë me ndihma me rrugë tokësore do të mbërrinin në Rripin e Gazës./DW

Previous Post

Alarm për bombë në një qender tregtare në Romë, evakuohen qytetarët

Next Post

“Më fal, Arbana…”, bëhet viral momenti kur Luizi e ngatërroi Ledion Liçon me ish-moderatoren e Big Brother

Related Posts

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

13/10/2025
Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Next Post
“Më fal, Arbana…”, bëhet viral momenti kur Luizi e ngatërroi Ledion Liçon me ish-moderatoren e Big Brother

“Më fal, Arbana…”, bëhet viral momenti kur Luizi e ngatërroi Ledion Liçon me ish-moderatoren e Big Brother

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk