Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OKB miraton “paktin për të ardhmen”/ Rusia tenton të bllokojë

22/09/2024
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht kundërshtimeve nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia, Organizata e Kombeve te bashkuara miratoi një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë punimeve të samitit për të ardhmen që po zhvillohet në New York, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se kjo është një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokumentin që përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes.

“Pakt për të Ardhmen” gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Ishte planifikuar që marrëveshja të miratohej unanimisht nga të 193 shtetet e Kombeve të Bashkuara pa votim.

Por miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”.

Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti u hodh poshtë me shumicë dërrmuese.

Previous Post

Ushtria izraelite vret shtatë persona në Gaza

Next Post

Rama në OKB: Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës një shembull të mirë

Related Posts

Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post

Rama në OKB: Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës një shembull të mirë

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk