Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OKB: Më shumë se 1 ndër 4 persona në Gazë vuajnë nga uria për shkak të luftës

22/12/2023
OKB: Më shumë se 1 ndër 4 persona në Gazë vuajnë nga uria për shkak të luftës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza vuajnë nga uria për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm që nga shpërthimi i luftës më shumë se 10 javë më parë.

Kryeekonomisti i Programit Botëror të Ushqimit Arif Husain tha se “është një situatë ku pothuajse të gjithë në Gazë vuajnë nga uria”. Ai paralajmëroi se nëse lufta midis Izraelit dhe Hamasit vazhdon në të njëjtat nivele dhe nuk rifillon dërgimi i ushqimit, popullsia mund të përballet me “një zi buke brenda gjashtë muajve të ardhshëm”.

Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore (IPC) e mbështetur nga OKB-ja tha në një raport të enjten se luftimet, “përfshirë bombardimet, operacionet tokësore dhe rrethimin e gjithë popullsisë”, kanë shkaktuar “nivele katastrofike” të pasigurisë të mprehtë ushqimore.

IPC tha se më shumë se 1 në 4 familje përballen me urinë e skajshme dhe ekziston rreziku i urisë nëse nuk rivendoset qasja tek ushqimi i nevojshëm, ujin i pastër, shërbimet shëndetësore dhe sanitare.

Izraeli thotë se është në fazën përfundimtare të eliminimit të militantëve të Hamasit nga Gaza veriore, por se priten muaj të tërë luftimesh në jug.

Ndërkohë luftimet u intensifikuan mes Hamasit dhe Izraelit të enjten me bombardime të rënda në Gazën veriore ndërsa avionë luftarakë goditën objektiva në pjesët qendrore dhe jugore të enklavës.

Katër persona thuhet se u vranë në Gazën jugore në pikën kufitare të Rafahut me Egjiptin, sipas Hamasit.

Ushtria izraelite tha se nuk kishte dijeni për incidentin.

Dhjetë javë pas fillimit të luftës, Hamasi, një organizatë që SHBA e konsideron terroriste, tregoi se ka ende aftësinë për të lëshuar raketa ndaj Izraelit, ndërsa u dëgjuan sirena në Izraelin qendror.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit postuan harta që tregonin alarme raketash nga Ashkeloni, në veri të Rripit të Gazës, deri në zonën e Tel Avivit.

Nuk pati njoftime për viktima pasi sistemi mbrojtës i Kupolës së Hekurt i ndaloi raketat.

Ushtria izraelite tha gjithashtu të enjten se forcat e saj kishin kryer sulme kundër 230 objektivave në Gazë gjatë ditës së kaluar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu përsëriti se ushtria e tij do të vazhdojë luftimet derisa Hamasi të eliminohet dhe pengjet e mbetura të lirohen.

Lufta, që filloi pasi Hamasi kreu një sulm sulmi terrorist brenda Izraelit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e rreth 1,200 vetëve ndërsa rreth 240 të tjerë u morën peng, ka shkaktuar një situatë të tmerrshme humanitare në Gaza, ku ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se janë vrarë 20,000 palestinezë. Gati 2 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Ekspertët thonë se fushata ushtarake izraelite kundër Hamasit tani është ndër më vdekjeprurëset dhe më shkatërrimtaret në histori.

Në pak më shumë se dy muaj, ofensiva ka shkaktuar më shumë shkatërrim sesa rrënimi i Alepos të Sirisë nga viti 2012 në 2016, Mariupoli i Ukrainës ose marrë proporcionalisht, bombardimet aleate të Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Ajo ka shkaktuar vdekjen e më shumë civilëve sesa koalicioni i udhëhequr nga SHBA në fushatën trevjeçare kundër grupit të Shtetit Islamik. /VOA

Previous Post

Detajet tronditëse nga masakra në Pragë/ Çfarë postonte i riu në rrjete sociale, zbulohet se kush e ndihmoi

Next Post

Pendarovski: Bullgaria e ka harxhuar potencialin politik në Evropë për të vendosur veto të re

Related Posts

Botë

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

02/08/2025
Botë

Skandal! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

02/08/2025
Botë

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

02/08/2025
Botë

Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

02/08/2025
Aktuale

Ky është vendi shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

02/08/2025
Next Post
Pendarovski: Bullgaria e ka harxhuar potencialin politik në Evropë për të vendosur veto të re

Pendarovski: Bullgaria e ka harxhuar potencialin politik në Evropë për të vendosur veto të re

VLEN dhe Lëvizja Arbëria hedhin hapin e parë drejt bashkëpunimit

03/08/2025

Xhaka pas debutimit me Sunderland: Ky është vetëm fillimi

03/08/2025

Ironizon komandant Baruti: “Konka ba e zeze dita, na paskan shajt shkijet be!”

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk