Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OKB: Jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte në konfliktin Izrael-Hamas

27/10/2023
OKB: Jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte në konfliktin Izrael-Hamas
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Kombet e Bashkuara (OKB) tha të premten se ndihet e shqetësuar se po kryhen krime lufte nga të dyja palët në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut i përmendi ndëshkimin kolektiv, marrjen e pengjeve dhe zhvendosjen e detyrueshme gjatë luftës që tashmë ka hyrë në ditën e 21-të të saj.

“Ne jemi të shqetësuar se po kryhen krime lufte. Ne jemi të brengosur për ndëshkimin kolektiv të banorëve të Gazës si përgjigje ndaj sulmeve mizore nga Hamasi, të cilat ishin krime lufte, po ashtu”, tha të premten zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani.

Ajo tha se i takon një gjykate të pavarur ligjore të thotë nëse janë kryer krime lufte.

Izraeli është duke e bombarduar pareshtur Gazën prej se militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 224 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Në bombardimet hakmarrëse izraelite janë vrarë së paku 7.028 palestinezë në Rripin e Gazës, përfshirë 2.913 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Numri i të vdekurve i dhënë nga Hamasi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Izraeli e ka rrethuar Gazën dhe e ka ulur furnizimin me ushqim, ujë dhe rrymë, duke e ndaluar plotësisht furnizimin me karburant, për të cilin thotë se po shfrytëzohet nga Hamasi për të prodhuar armë dhe eksplozivë.

Ushtria e Izraelit u bëri thirrje banorëve në veri të Rripit të Gazës – gjysmës së popullsisë prej 2.3 milionë – të shkojnë në jug para ofensivës së pritshme tokësore.

“Askush nuk është sigurt”

“Askush nuk është sigurt në Gazë. T’i detyrosh njerëzit të evakuohen në këto kushte… dhe nën rrethim të plotë, ngre shqetësime serioze për zhvendosje të detyrueshme, gjë që është krim lufte”, tha Shamdasani.

“Përdorimi i armëve shpërthyese me ndikim të gjerë nga Izraeli në zonat e populluara dendësisht, ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe humbje jetësh në civilë që, nga ajo që shihet, është e vështirë të jenë në pajtim me ligjin humanitar ndërkombëtar”, tha ajo.

Shamdsani tha se një katastrofë humanitare po ndodh për njerëzit e Gazës “të cilët janë të ngujuar brenda Gazës dhe po ndëshkohen kolektivisht. Ndëshkimi kolektiv është krim lufte. Izraeli duhet patjetër ta ndalë menjëherë ndëshkimin e tërë popullit të Gazës”.

Ajo tha se edhe sulmet e grupeve të armatosura palestineze, përfshirë ato përmes lëshimit të raketave nga Gaza në Izrael, duhet të ndalen.

“Ata duhet patjetër dhe pa kushte t’i lirojnë të gjithë civilët që po i mbajnë. Të marrësh pengje është krim lufte”, nënvizoi ajo.

Krimi i luftës është shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar kundër civilëve dhe luftëtarëve gjatë konflikteve të armatosura, si dhe shkelje serioze e Konventës së Gjenevës nga viti 1949./REL

Previous Post

Bekteshi: Çmimet e garantuara deri në fund të vitit

Next Post

Bella Hadid bija e një palestinezi, flet për herë të parë për luftën në Izraeli

Related Posts

Botë

Vrasja e Charlie Kirk – FBI gjen armën dhe gjurmët kyçe të autorit

11/09/2025
Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Botë

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

11/09/2025
Botë

11 Shtatori – 24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën

11/09/2025
Botë

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025
Next Post
Bella Hadid  bija e një palestinezi, flet për herë të parë për luftën në Izraeli

Bella Hadid bija e një palestinezi, flet për herë të parë për luftën në Izraeli

Ky vend është shpallur si më i lumturi në botë

11/09/2025

Bajram Rexhepi nga AKI prezanton platformën online: Bashkë për Tetovën

11/09/2025

Zv/ryeministri Fetai padt për shpifje anëtarin e BDI-së Qamil Kovaçi

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk