Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OKB: Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Hetimor i Pavarur i Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara ka publikuar një raport të ri, ku thuhet se ekzistojnë baza të arsyeshme që dalin në përfundimin se Izraeli ka kryer katër nga pesë aktet e përcaktuara të gjenocidit sipas Konventës së vitit 1948.

Sipas raportit, forcat izraelite kanë kryer vrasje të anëtarëve të grupit palestinez, kanë krijuar kushte shkatërrimtare për mbijetesën e tyre dhe kanë ndërmarrë veprime për të penguar lindjet, përfshirë shkatërrimin e klinikës më të madhe të fertilitetit në Gaza.

Komisioni thotë se deklaratat e udhëheqësve izraelitë tregojnë nxitje për kryerjen e gjenocidit.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Izraelit e ka cilësuar raportin si “të shtrembëruar dhe të rremë”, duke e akuzuar komisionin se shërben si “zëdhënës i Hamasit”. Izraeli këmbëngul se fushata ushtarake synon vetëm çmontimin e kapaciteteve të Hamasit, jo popullin palestinez, dhe se veprimet ushtarake zhvillohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Që prej sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, ku u vranë rreth 1.200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë, forcat izraelite kanë zhvilluar një ofensivë të gjerë në Rripin e Gazës. Autoritetet shëndetësore të drejtuara nga Hamasi raportojnë se mbi 64 mijë persona janë vrarë në Gaza gjatë sulmeve ajrore dhe tokësore.

Raporti paralajmëron se shtetet e tjera kanë detyrimin ligjor të parandalojnë dhe ndëshkojnë gjenocidin, përndryshe mund të konsiderohen bashkëpërgjegjëse.

Izraeli e ka quajtur këtë proces “tërësisht të pabazë” dhe të ndërtuar mbi “pretendime të njëanshme”.

Previous Post

Shqipëria avancon në rrugën drejt BE-së – hapen katër kapituj të ri të negociatave

Next Post

Ademi: Nuk kemi bashkëpunim me Levicën, qëllimi i Mickoskit është asimilimi politik i shqiptarëve!

Related Posts

Aktuale

Ditë vendimtare për luftën në Gaza, negociatorët e SHBA-së, Katarit dhe Turqisë në Egjipt për zgjidhjen e konfliktit 3-vjeçar

08/10/2025
Botë

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

07/10/2025
Botë

Ndryshime për udhëtarët jo-BE, Evropa heq vulat e pasaportave, ja si do të kryhen kontrollet në kufi

07/10/2025
Botë

9 anije ndihmash vazhdojnë të lundrojnë drejt Gazës për të sfiduar bllokadën izraelite

07/10/2025
Botë

E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja masakrohet me thikë para shtëpisë, në gjendje të rëndë për jetën

07/10/2025
Botë

Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

07/10/2025
Next Post

Ademi: Nuk kemi bashkëpunim me Levicën, qëllimi i Mickoskit është asimilimi politik i shqiptarëve!

Gjykata Penale sot duhet të shpall vendimin ndaj tre të akuzuarve për deponinë ilegale “Vardarishte”

08/10/2025

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për “Onkologjinë”

08/10/2025

Ditë vendimtare për luftën në Gaza, negociatorët e SHBA-së, Katarit dhe Turqisë në Egjipt për zgjidhjen e konfliktit 3-vjeçar

08/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk