Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OKB: 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza

10/11/2023
OKB: 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA.

Ky konflikt ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së, në një kohë kaq të shkurtër.

Disa u vranë ndërsa prisnin në radhë për bukë; të tjerët vdiqën së bashku me familjet në shtëpitë e tyre, i tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë agjencisë së lajmeve Reuters.

“Ndihem i dëshpëruar. U konfirmua se mbi 100 kolegë të agjencisë janë vrarë në 1 muaj. Prindër, mësues, infermierë, mjekë, staf mbështetës. Agjencia është në zi, palestinezët në zi, izraelitët në zi”, tha Philippe Lazzarini në platformën e mediave sociale X. Agjencia tha më vonë se ishin vrarë 101 punonjës.

“Ata dëshmojnë atë që po ndodh me popullin e Gazës. Ata punojnë për OKB-në”, tha Juliette Touma, Drejtore e Komunikimeve në agjencinë UNRWA. “Ata dhe çdo civil tjetër në Rripin e Gazës… nuk duhet të vriteshin kurrë”.

Punonjësit e OKB-së në mbarë botën do të mbajë një minutë heshtje dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë të hënën, tha organi global.

Izraeli fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve në Gaza, duke thënë se Hamasi e përdor popullsinë si mburojë njerëzore dhe fsheh armë dhe pajisje përreth spitaleve, objekte që janë goditur gjatë sulmeve.

Përveç Gazës, konflikti tjetër më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës së OKB-së ishte ai në Nigeri, në vitin 2011, kur një vetëvrasës sulmoi zyrën e saj në Abuja, duke vrarë 46 punonjës.

Konflikti i vazhdueshëm i Sudanit të Jugut la të vrarë 33 punonjës të OKB-së dhe 33 të tjerë u vranë në Afganistan në vitin 2009 ndërsa trupat amerikane luftuan kundër talebanëve, sipas të dhënave të “Aid Worker Security Database”, një platformë e financuar nga Shtetet e Bashkuara që harton raporte mbi incidentet e mëdha të sigurisë që prekin punonjësit e ndihmave.

Sipas të dhënave, në Gazë janë vrarë edhe shtatë punonjës të tjerë, jo të OKB-së.E themeluar në vitin 1949, pas luftës së parë arabo-izraelite, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA ofron shërbime publike, përfshirë shkollat, kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ushqimore. Shumë nga 5000 punonjësit e UNRWA-s që punojnë në Gazë janë refugjatë palestinezë.

Rregullat për punonjësit e OKB-së, parashikojnë kompensim në rast vdekjeje, përfshirë disa kosto funerali dhe një pagesë vjetore për familjet.

Por agjencia UNRWA, e cila kishte probleme financiare edhe para krizës aktuale, thotë se nuk është e sigurt as nëse mund t’i përballojë pagat për punonjësit deri në fund të vitit

Previous Post

Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

Next Post

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Botë

Tarifat e Trumpit hyjnë në fuqi, rrezikohen edhe tregtarët kosovarë

14/10/2025
Botë

Macron akuzon rivalët për nxitje të paqëndrueshmërisë: Nuk jap dorëheqjen

14/10/2025
Next Post
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Osmani me kryeministrin Xhaferi dhe zv/kryeministrin Mariçiq në stacionin mobil për dokumente udhëtimi në Bruksel

Pasaportat më të fuqishme në botë, Maqedonia renditet e 42-ta

15/10/2025

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

15/10/2025

Elmazi emocionohet nga mikpritja në Semenisht: “Semenisht breh çka paske bo!”

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk