Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Ohri dhe Struga po humbasin garën turistike me Shqipërinë

27/08/2023
Ohri dhe Struga po humbasin garën turistike me Shqipërinë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Verën e ardhshme Ohri dhe Struga do të përballen me mungesë të objekteve akomoduese hotelierike, paralajmëron sektori i turizmit. Për shkak të kësaj situate, grupe turistësh që ndodhen në Shqipëri vijnë në Ohër vetëm për shëtitje njëditore, ndonëse deri vetëm dy vite më parë situata ishte e kundërta.

“Për momentin në Shqipëri po ndërtohen shumë hotele dhe objekte dhe turizmi po lulëzon. Çdo ditë jemi dëshmitarë të dhjetëra autobusëve që vijnë për një ditë. Duhet të mbushemi njësoj si Shqipëria, por fatkeqësisht nuk kemi aq kapacitete, për sezonin e ardhshëm po përballemi me mungesë kapacitetesh akomoduese,” tha Jakim Malenko, pronar i agjencisë turistike.

Hotelierët shpresojnë se shteti dhe UNESCO do të gjejnë një mënyrë dhe kompromis për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Ohër, duke respektuar interesat kulturore, natyrore dhe ekonomike. Ata kërkojnë nga Shoqata e Hoteleve miratimin e planeve urbanistike të detajuara për të gjitha 65 kilometrat e bregut të liqenit.

“Ka plan urbanistik të detajuar për më pak se 10 për qind dhe si duhet të bëjmë zhvillim? Çfarë mundëson kjo? Mundëson ndërtime pa leje,” deklaroi Kërste Blazheski – kryetar i HOTAM.

Hotelierët ankohen se për mungesë të planeve të tilla urbanistike po dështon mundësia për të aplikuar për para nga fondet evropiane për investime në objektet turistike. /alsat.mk

Previous Post

Reagon Rita Ora: Nuk e dija se ishte flamuri serb, jam krenare që jam shqiptare

Next Post

Escobar: Korrupsioni, problem i madh për rajonin, të jeni të sigurt që do të ketë sanksione

Related Posts

Biznes

Durmshi: Kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm – Qeveria dhe UNFPA me program të përbashkët pesëvjeçar për zhvillim demografik

30/09/2025
Biznes

Telekomi dhe Ministria e Transformimit Digjital kanë krijuar zgjidhje AI për kërkim më të lehtë të të dhënave

30/09/2025
Biznes

Sezoni i ngrohjes, thirrje qytetarëve për përgatitje në kohë

30/09/2025
Aktuale

Ministri Besar Durmishi në Tetovë: Mundësi reale për fuqizimin e grave dhe të rinjve

27/09/2025
Biznes

Mickoski: Nga 1 tetori do të rriten pensionet, rritja e radhës në pranverë

26/09/2025
Biznes

Besar Durmshi realizoi takim me Koordinatoren e Përhershme të OKB-së Rita Kolumbia: Do të sigurojmë mbështetje për udhëheqjen e grave, rininë dhe zhvillimin social

25/09/2025
Next Post
Escobar: Korrupsioni, problem i madh për rajonin, të jeni të sigurt që do të ketë sanksione

Escobar: Korrupsioni, problem i madh për rajonin, të jeni të sigurt që do të ketë sanksione

Taylor Swift thyen rekord me albumin e ri

05/10/2025

Bujar Osmani: Kemi obligim ta rrëzojmë këtë qeveri monoetnike që na turpëroi

05/10/2025

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk