Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

​Odat Ekonomike Kosovë – Maqedoni e Veriut: Në 10 vjetët e ardhshme, prioritet ekonomia

08/05/2023
​Odat Ekonomike Kosovë – Maqedoni e Veriut: Në 10 vjetët e ardhshme, prioritet ekonomia
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe homologu i tij maqedonas, Branko Azeski kanë diskutuar të hënën në Prishtinë për iniciativat e reja të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal. Së bashku theksuan se kanë për synim zhvillimin e bizneseve në dy vendet, derisa apeluan që ekonomia të jetë prioriteti kryesor për të dy vendet, shkruan Kosovapress, përcjell Klan Kosova.

Kryetari Rafuna deklaroi se patën mundësinë që të shkëmbejnë idetë dhe sfidat qe po përballen bizneset.

Në një konferencë për media, Rafuna theksoi se partneriteti me Maqedoninë e Veriut është me rëndësi për shtetin e Kosovës. Derisa shtoi se Maqedonia është edhe shteti i parë me të cilin eksporton vendi.

“Patëm mundësinë të shkëmbejmë mendimet, idetë për sfidat me të cilat po përballet biznesi, që kanë të bëjnë me inflacionin, me krizën energjetike, me ekonominë e tregut të lirë, që kanë të bëjnë me bashkëpunimin regjional dhe të gjitha këto tema jo vetëm që i përkasin bizneseve të Maqedonisë dhe Kosovës, por i përkasin të gjitha bizneseve të Ballkanit… Për Kosovën është shumë me rëndësi partneri maqedonas. Në qoftë se shihet në statistika, Maqedonia është shteti i parë ku eksportojmë, ne kemi eksport më të madh në Maqedoni se në Shqipëri e vende tjera. Kështu ne jemi të përkushtuar që ta ngritim edhe në një nivel tjetër bashkëpunimin”, tha Rafuna.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski u shpreh se në vitet e ardhshme prioritet duhet të jetë biznesi dhe jo politika.

Azeski tha se i gjithë profiti bëhet nëse hapen kufijtë, me ç’rast shtoi e kjo mund të arrihet vetëm me një bashkëpunim të mirë.

“Lëvizja e bashkëpunimit kufitar zhvillohet, ashtu që ne mendojmë se gjatë mandatit tonë ato kufij do të zhduken. Biznesi do t’i rrëzojë ato kufij dhe ne do të punojmë të kushtuar për atë proces…Në 10 vitet e ardhshme biznesi të jetë prioritet e jo politika. Biznesi të zgjedh problemet e komunikimit tonë, të veprimtarisë tonë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe biznesi të jetë çdo kund dominues. Këtë mund ta bëjmë duke hapur korridoret, do t’i modernizojmë hekurudhoret si vendet të cilat nuk dalin nga deti, do të kërkojmë të kemi një status special në portet, do t’i shkëpusim të gjitha ndalesat administrative të cilat dominojnë ne kufij dhe do të veprojmë së bashku që elitat politike të mos mundin të na shtypin dhe ta vendosin në interes të tyre. Profiti bëhet nëse hapen kufijtë, nëse vendosen korridoret, nëse unë mund të vij në Prishtinë për tre orë, është ajo që neve na nevojitet”, tha Azeski.

Mes tjerash, Rafuna bëri të ditur se në takimin e radhës të bordit të Odave të Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet në fillim të muajit qershor në Prishtinë, do të diskutojnë në detaje dhe do të dalin me konkluzione të përbashkëta se si t’i qasen dhe si do t’i ndihmojnë më mirë bizneset e të dy vendeve./kosovapress

Previous Post

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor, BDI: Pro një njësie me prag 5%

Next Post

“Dua burr si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother

Related Posts

Maqedoni

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

29/10/2025
Maqedoni

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës e shënoi 65-vjetorin e themelimit, Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli, e vlerësoi kontributin shumëvjeçar që shtrihet përtej Kosovës

29/10/2025
Maqedoni

Zhvillimet në “Higjienën Komunale”, Qeveria qëndrimet e Arsovskës i vlerëson si frustrime personale

29/10/2025
Kosovë

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK pa asnjë provë do të ishte tragjedi dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare

29/10/2025
Maqedoni

“AKI do të shpërbëhet” – Mexhiti: BDI po shkon rrugës së PPD-së

29/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

29/10/2025
Next Post
“Dua burr si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother

“Dua burr si Luizi”, RTSH shkarkon spikeren, i hapi lajmet me deklaratë dashurie për banorin e Big Brother

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

29/10/2025

Sejfullahu: Rritja e çmimit për marrjen e patent shoferit, investim në cilësi, siguri dhe teknologji moderne!

29/10/2025

Rrjeti po “vlon” – Yll Limani së shpejti në një bashkëpunim muzikor me yllin botëror Rita Ora?!

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk