Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Oda e Noterëve kundërshton uljen e çmimeve

01/08/2024
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oda e Noterëve kundërshton abrogimin e rregullores së re mbi bazën e të cilës çmimet për shërbimet noteriale rriten për 10-fish. Sipas tyre, ky akt nënligjor nuk është miratuar fshehurazi dhe pa konsultime, shkruan Alsat.

Nën arsyet e tyre pse duhen rritur çmimet e shërbimeve, ata theksojnë inflacionin dhe rritjen e rrogave. Oda vlerëson se me abrogimin e rregullores nuk zgjidhen problemet e noterëve dhe të qytetarëve.

“Tarifa noteriale jo vetëm që nuk e ndjek tendencën e rritjeve të rrogave, shpenzimeve jetësore, rritjen e inflacionit dhe vlerën e punës juridike, por në të kundërt, në 25 vitet e fundit, ajo është zvogëluar në vitit 2010, 2016 dhe 2019. Në të ka ndikuar edhe fakti se nga miratimi i aktit noterial janë miratuar edhe disa ligje të cilat i kanë ngarkuar kompetencat e noterëve, që për ne nënkupton punësime të reja, ndërsa tarifat sa kanë shkuar e janë zvogëluar”, thonë nga Oda e Noterëve të Maqedonisë së Veriut.

Rregullorja e re u miratua nga Qeveria në shkurt të vitit 2024. Në Gazetën Zyrtare është publikuar në numrin 125 më 12 qershor me kategorizimin “Tarifa noteriale”. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov një ditë më parë njoftoi abrogimin e këtij vendimi, si i marrë pa konsultime.

“Para se të largohej nga funksioni ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka marrë vendim mbi bazën e të cilit nga 1 shtatori shërbimet noteriale do të rriteshin për 10 herë. E përsëris për 10 herë”, thotw Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë.

Sipas rregullores së re, shërbimet noteriale nga 400 denarë do të rriteshin në 1300 denarë, ndërsa shërbimet për shuma më të mëdha parashikonin rritje deri në 10-fish të shumës që ishte miratuar në 2019 nga ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Previous Post

Sara dhe DJ PM fejohen në fshehtësi, detaji që i nxjerr zbuluar

Next Post

100.000 euro licenca për noter, Sllaveski: Ata që tregojnë kujt ia kanë dhënë paratë, do të amnistohen

Related Posts

Maqedoni

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025
Maqedoni

Jasin Demiri largohet nga ASH: Nuk dua të jem pjesë e një organizate ku hahet haku

03/08/2025
Maqedoni

Pas një aksidenti me motoçikletë, ndërroi jetë biznesmeni Dushko Çifliganec

03/08/2025
Maqedoni

Azizi: Hipokrizia ka kufij, Kumanova e di mirë që ishte BDI ajo që heshti kur duhej të fliste!

03/08/2025
Maqedoni

VMRO: Dënojmë çdo lloj shpërthimi nacionalist dhe gjuhë urrejtjeje, pa marrë parasysh se nga cila anë vijnë

03/08/2025
Next Post

100.000 euro licenca për noter, Sllaveski: Ata që tregojnë kujt ia kanë dhënë paratë, do të amnistohen

Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

03/08/2025

Mexhiti: Puna vazhdon/ Me qytetarët e mi, për Çairin tonë

03/08/2025

Ryva Kajtazi në ‘Big Brother VIP’?

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk