Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OBSH: Sëmundjet e frymëmarrjes të raportuara në Kinë janë në nivele normale për sezonin e dimrit

07/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Margaret Harris, tha se sëmundjet e frymëmarrjes të raportuara në Kinë janë në nivele normale për sezonin e dimrit, raporton Anadolu.

Në konferencën javore për media në zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Gjenevë, Harris tha se ka pasur interes të konsiderueshëm mediatik për viruset e frymëmarrjes në Kinë, e veçanërisht ndaj metapneumovirusit njerëzor (HMPV), duke kujtuar se në raportin e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thuhet se ka pasur një rritje të numrit të infeksioneve respiratore në vend, siç pritej gjatë muajve të dimrit.

“Sipas të dhënave të Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, patogjenët që shkaktojnë këto infeksione dihen. Këto përfshijnë virusin e gripit sezonal, virusin sincicial të frymëmarrjes (RSV), HMPV dhe virusin që shkakton Covid-19”, u shpreh ajo, duke kujtuar se Kina ka një sistem mbikëqyrjeje parandaluese për sëmundjet e ngjashme me gripin dhe infeksionet e rënda akute të frymëmarrjes.

Duke treguar se gripi sezonal është patogjeni më i zakonshëm në Kinë dhe se kjo është në rritje, Harris vuri në dukje se shkalla pozitive e testeve për gripin është më shumë se 30 për qind në mesin e njerëzve që kanë shfaqur simptoma në fund të vitit të kaluar.

“Nivelet e infeksioneve të frymëmarrje të raportuara në Kinë janë në nivele normale për sezonin e dimrit. Zyrtarët raportojnë se shfrytëzimi i spitaleve aktualisht është më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pa asnjë njoftim apo ndërhyrje urgjente. Sistemi Global i Mbikëqyrjes dhe Reagimit ndaj Gripit të OBSH-së ka vërejtur tendenca në rritje të gripit në disa vende në Azi, Evropë, pjesë të Afrikës dhe Karaibeve, ku aktualisht është dimër”, theksoi Harris.

Më tej, Harris informon se HMPV nuk është një virus i ri dhe se për herë të parë është konfirmuar në vitin 2001, duke kujtuar se është një virus që zakonisht shfaqet në dimër dhe pranverë.

Harris tha gjithashtu se OBSH rekomandon që shmangia e sëmurjes gjatë dimrit dhe marrja e masave të thjeshta paraprake mund të parandalojë përhapjen e virusit.

Duke vënë në dukje se të moshuarit ose njerëzit me sistem të dobët imunitar janë grupi me rrezik më të lartë, Harris tregoi se këta njerëz duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse ndihen të sëmurë.

Previous Post

Vendim i çuditshëm! Ky shtet ndalon ngrënien e hot-dogut dhe divorcin

Next Post

Arratisja e Grubit, Mickoski pa përgjigje për vendndodhjen e tij

Related Posts

Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Botë

Starmer reagon pas protestave masive: Britania nuk ua dorëzon flamurin atyre që e përdorin si simbol të dhunës e përçarjes

14/09/2025
Next Post

Arratisja e Grubit, Mickoski pa përgjigje për vendndodhjen e tij

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

15/09/2025

Faza finale e gjykimit të madh: Sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit

15/09/2025

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk