Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

OBSH humbet komunikimin me Spitalin Al-Shifa në Gaza

12/11/2023
OBSH humbet komunikimin me Spitalin Al-Shifa në Gaza
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar këtë të dielë se organizata ka humbur komunikimin me kontaktet e saj në spitalin Al-Shifa në Rripin e Gazës.

“OBSH ka humbur kontaktin me pikat e saj qendrore në Spitalin Al-Shifa në Gaza, mes raporteve të tmerrshme se spitali po përballet me sulme të përsëritura. Ka raportime se disa nga ata që ikën nga spitali janë qëlluar, plagosur ose vrarë. Raportet e fundit thonë se spitali ishte i rrethuar nga tanke”– tha Tedros në X.

Duke shprehur shqetësimin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, duke përfshirë edhe mbështetjen e jetës për foshnjat, ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në enklavë si “mënyra e vetme për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar nivelet e tmerrshme të vuajtjes”.

“OBSH gjithashtu bën thirrje për evakuime të qëndrueshme, të rregullta, të papenguara dhe të sigurta mjekësore të pacientëve të lënduar dhe të sëmurë rëndë. Të gjithë pengjet duhet të marrin kujdesin e duhur mjekësor dhe të lirohen pa kushte.”

Forcat izraelite bombarduan sërish Spitalin Al-Shifa në Gaza të shtunën, duke synuar këtë herë Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU). Nga sulmet mbetën të plagosur disa anëtarë të stafit në detyrë dhe disa foshnja u vendosën në rrezik vdekjeje për shkak të mungesës së oksigjenit pas një ndërprerjeje të energjisë.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai al-Kaila kishte thënë se 39 foshnja në kujdesin intensiv në spitalin Al-Shifa janë në “gjendje rreziku për jetën për shkak të mungesës së oksigjenit”.

Ajo tha se 20 nga 35 spitalet në Gaza kanë dalë jashtë shërbimit që nga 7 tetori për shkak të sulmeve izraelite dhe mungesës së karburantit.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës – duke përfshirë spitalet, rezidencat dhe shtëpitë e adhurimit – që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Të paktën 11,078 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 4,506 fëmijë dhe 3,027 gra. Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1200.

 

Previous Post

Kosova avancon në Prishtinë, Rashica tund rrjetën e Izraelit

Next Post

Netanyahu refuzoi të përgjigjet nëse ai ishte përgjegjës për sulmin e Hamasit

Related Posts

Botë

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

05/10/2025
Botë

Stuhi bore në Everest, mbi 1 mijë njerëz mbesin të bllokuar

05/10/2025
Botë

Rubio: Lufta në Gaza nuk ka mbaruar ende

05/10/2025
Botë

Bitcoini arriti vlerën rekord – 125 mijë dollarë!

05/10/2025
Aktuale

Trump thotë se armëpushimi mund të nis, por Izraeli në mëngjes bombardon Gazën

05/10/2025
Botë

Erdoğan: Hapet dritarja për paqe të qëndrueshme rajonale pas përgjigjes së Hamasit për armëpushim

04/10/2025
Next Post
Netanyahu refuzoi të përgjigjet nëse ai ishte përgjegjës për sulmin e Hamasit

Netanyahu refuzoi të përgjigjet nëse ai ishte përgjegjës për sulmin e Hamasit

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

05/10/2025

Goditet një rrjet ndërkombëtar trafiku në Itali, 13 shqiptarë të arrestuar

05/10/2025

Mexhiti në prezantimin e Master planit: Çairi do të ketë plan zhvillimi për dekadat e ardhshme

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk