Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Obeziteti, fëmijët dhe të rinjtë më të prekurit, shkaktar ushqimi i pashëndetshëm

24/11/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 50 për qind e popullsisë në vend është me obezitet, ndërsa viteve të fundit më së shumti kjo dukuri është përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët. Shkaqet për këtë janë ushqimet e shpejta dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

“Në momentin që ne i ushqejmë me dhunë fëmijët sidomos kur kemi përshtypjen se një fëmijë nuk ka peshë të mjaftueshme, kjo ndikon që të çrregullohet qendra e ngopjes në tru dhe pastaj me kalimin e kohës këto fëmijë nuk arrijnë që të kontrollojnë ndjenjën e ngopjes dhe në momentin që ne marrim ushqim pas ngopjes, ushqim pasi që kemi plotësuar nevojat atëherë arrin deri tek mbi pesha”, tha Valbona Kadriu, dietologe.

Dietologët thonë se përveç obeiztetit, ushqimet e shpejta rrezikojnë edhe shkaktimin e sëmundjeve tjera serioze.

“Neve e dimë se rreth objekteve të shkollave janë të instaluara fatkeqësisht këto objekte ose shitje të produkteve të gatshme, të produkteve të përpunuara, që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, nuk kanë benefite për organizmin e fëmijëve, përpos që kanë materie të dëmshme, që me kalimin e kohës po shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme përveç obezitetit edhe të hipertensionit, sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, sëmundjet kancerogjene”, shtoi Valbona Kadriu, dietologe.

Qytetarët e anketuar nga Alsat thotë se janë të vetëdijshëm për pasojat, por jo çdo kush e ka luksin të ushqehet shëndetshëm.

“Mundohem, por megjithatë aq sa mundem. Është e vështirë. Të ardhurat e njerëzve janë në ato kufij”, tha një qytetar.

“Aq sa kemi para nuk mundemi të ushqehemi shëndetshëm me pension 13 mijë denarë”, theksoi një qytetare.

“Aq sa mundemi, aq sa na japin mundësit. Kam pension 13 mijë denarë dhe tani krahasoje për gjithë muajin, aq”, shtoi një qytetare.

“Unë ushqehem shëndetshëm, mish nuk ha, ha patate, kësi gjërash. Por, pijë duhan shumë, tani më 67 jam pensioner dhe që kur kam qenë fëmijë pijë duhan. E kam provuar po nuk mundem ta lë duhanin, edhe në mbrëmje të zgjohem bëjë kafe dhe pijë duhan”, tha një qytetar.

“Aq sa mundemi. Aq sa na lejon standardi, është minimale”, tha një qytetar.

“Ushqehemi shëndetshëm, por ajri nuk është i shëndetshëm, e kotë sa do që ushqehemi kur ajri nuk është i shëndetshëm”, shtoi një qytetar.

Rekomandohet që qytetarët të konsumojnë më tepër prodhime të cilat i përpunojnë vet nëpër shtëpi, dhe të shmangin ushqimet që gjatë kultivimit të tyre përdoren pesticide./Alsat.mk

Previous Post

Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me tri shtete perëndimore/ Pritet të gjejë zgjidhje para rikthimit të Trump

Next Post

Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk