Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që nuk u ditë kurrë!

14/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ahmet Asani

Më kujtohet regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 1981, rezultatet e të cilit regjistrim nuk u publikuan kurrë. Më kujtohet si sot që menjehere pas regjistrimit, po atë vit, një politikan i kohës, me emrin Tito Belicanec, në një gazetë të asaj kohe, kishte dhene disa statistika parciale, dhe kishte ngritur hapur çështjen e “rrezikut demografik” nga shqiptarët, duke paralajmëruar se me shtimin natyral të asaj kohe, pas 40 vitesh – pra në vitin 2021 – shqiptarët do të bëheshin shumicë në vend dhe, sipas tij, kjo do të “rrezikonte Maqedoninë”.
▪︎ Ai dhe disa politikanë të tjerë me apo pa qellim, kishin publikuar disa të dhëna të pjesshme statistikore, shifra, që për mua, ishin të mjaftueshme për të bërë llogaritjet e sakta, pasi e njihja mirë matematikën. Sipas përllogaritjeve të mia, përqindja reale e shqiptarëve në vitin 1981 ishte diku rreth 34%. Kjo shifër nuk përfshinte shqiptarët ortodoksë – për të cilët në atë kohë as nuk flitej në publik, as nuk përmendeshin nga profesorët në shkolla, as nga klerikët në xhami e kisha, e as nga valët e Radio Tiranës që e degjonim fshehurazi!
▪︎ Politikat antishqiptare të atyre viteve nuk ndaleshin vetëm te manipulimi i statistikave. Në ate kohê u nxorr nje ligj i cili ndalonte regjistrimin e fëmijës së tretë, duke e bërë të pamundur regjistrimin ligjor të mijëra fëmijëve shqiptarë. Shumë prej tyre nuk mund të ndiqnin shkollën ose të përfitonin shërbime publike, sepse nuk ekzistonin në regjistrat civilë. Po ashtu, ekzistonte një listë zyrtare e emrave shqiptarë – si për djem, ashtu edhe për vajza – që ishin të ndaluar, dhe prindërit detyroheshin t’ua nderronin emrat foshnjeve te posalindura!
▪︎ Pas 20 vitesh, erdhi viti 2001 dhe Marrëveshja e Ohrit, e cila duhej të garantonte barazinë mes shqiptarëve dhe forcave shtetërore maqedonase. Marrëveshja e Ohrit edhe pse në letër premtonte që do te ecet drejtë nje barazie nderetnike, realiteti tregoi që politikat e vjetra ndaj shqiptarëve jo që nuk u ndalën, por u bënë më të sofistikuara.
▪︎ Mungesa e investimeve në komunat shqiptare, diskriminimi në punësim, pengesat për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur dhe shtytja e të rinjve drejt emigrimit krijuan një ikje të vazhdueshme nga vendi. Regjistrimet e popullsisë u shtynë disa herë dhe u zhvilluan në mënyrë të diskutueshme, duke mos regjistruar mijëra shqiptarë, duke i fshirë nga librat civil ose duke mos i llogaritur emigrantët që ende kishin rezidencë ligjore në vend.
▪︎ Sipas të dhënave zyrtare të regjistrimit të fundit, ku shqiptarët përbëjnë rreth 24.3% të popullsisë, del se shqiptaret ne Maqedoni per 40 vite jo vetem që nuk u dyfishuan, por krahasuar me përqindjen reale të vitit 81 ata u pergjysmuan!
▪︎ Kjo perqindje prej 24.3% e kontestuar nga shumë organizata shqiptare dhe vëzhgues të pavarur, është rezultat i drejtpërdrejtë i politikave të qëndrueshme të kontrollit demografik, të cilat pas Marrëveshjes së Ohrit jo vetëm që nuk u shuan, por morën forma të reja.
▪︎ Qellimi i politikave antishqiptare në Maqedoni kishte dhe ende ka per qëllim që shqiptarët mos ta marrin asnjëhere statusin e popullit shtetformues!

Previous Post

Mustafi emërohet zëvendëstrajner i Gjermanisë U-21

Next Post

BDI: Edhe në sport diskriminimi dhe përjashtimi etnik me përmasa alarmante

Related Posts

OPINIONE

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

26/08/2025
OPINIONE

Latif Arifi: BDI nuk mund të fshihet pas propagandës kur faktet flasin vetë!

24/08/2025
Maqedoni

Hasim Memishi – Sopi me reagim thumbues: 20 vjet funksionar, s’bëre asnjë punë, tani të duken gjërat keq…

15/08/2025
OPINIONE

Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e zgjodhi vetë

09/08/2025
Maqedoni

Ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Rijad Shaqirit: Marre të qoftë për përuljen ndaj Ali Ahmetit!

03/05/2025
Maqedoni

Azizi reagon ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

01/05/2025
Next Post

BDI: Edhe në sport diskriminimi dhe përjashtimi etnik me përmasa alarmante

Kongo shpall shpërthim të ri të Ebolës, raporton 15 vdekje

04/09/2025

​Apple pritet të lansojë motor kërkimi me inteligjencë artificiale për të rivalizuar ChatGPT

04/09/2025

Kasami viziton dy nxënësit e sulmuar në Tetovë: Dhunuesit do të përballen menjëherë me drejtësinë

04/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk