Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Nuk ishte i ftuar në Athinë, Rama me përgjigje ndaj kryeministrit grek

22/08/2023
Nuk ishte i ftuar në Athinë, Rama me përgjigje ndaj kryeministrit grek
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresoj që darka të mos jetë përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor, thotë kryeministri Edi Rama në reagimin e tij të gjatë në rrjetet sociale, për mungesën e Shqipërisë në takimin informal të Athinës, i zhvilluar një ditë më parë me iniciativë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

“Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt fatkeq të mos i bëjë konfuzë të ftuarit e nderuar.”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Duke mos shprehur zhgënjim për mungesën e ftesës nga miku i tij grek, Rama i kujton homologut rolin mbështetës për një Greqi protagoniste në lidhje me zhvillimet në rajon.

“Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të thyer bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë atij apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE.”, shkruan Rama.

Rama risjell në vëmendje faktin se në tetor Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit, që do të organizohet në Tiranë, ku siç shprehet do të jetë i ftuar homologu i tij Mitsotakis, dhe jo presidenti i Greqisë.

“Tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë ka qenë i ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh.”, thuhet në reagimin e Ramës.

Pa adresuar, Rama shkruan për një palë të tretë, që ka nxitur qendrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë kohët e fundit.

Previous Post

Gjirafa e rrallë lind pa pulla në kopshtin zoologjik amerikan

Next Post

Vdes në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno

Related Posts

Maqedoni

Fetai në Tiranë: Integrimi evropian, shtyllë kryesore për transformimin e shoqërisë sonë

10/09/2025
Shqipëri

Tirana mbledh ambasadorët/ “Diplo2025”, fokus integrimi drejt BE

07/09/2025
Shqipëri

Ushtarë shqiptarë marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s në Letoni

07/09/2025
Shëndet & Style

Grida Dumës i ndodh e papritura, i dashuri i saj e turpëron ‘live’ në emision

06/09/2025
Shqipëri

E rëndë në Durrës, 18 vjeçarja italiane përdhunohet në shezlongët përballë hotelit, turistja ka dëmtime në trup

06/09/2025
Showbiz

Këta janë banorët e BBVA?

05/09/2025
Next Post
Vdes në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno

Vdes në moshën 80-vjeçare Toto Cutugno

VLEN: BDI/AKI të fundit që mund të flasin për “botën serbe”!

11/09/2025

Ky është parashikimi i motit për sot

11/09/2025

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk