Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Nuk dihen arsyet e vdekjes së 9 vjeçarit, vazhdon kontrolli i jashtëzakonshëm

17/01/2025
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ende vazhdon kontrolli i jashtëzakonshëm në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve për vdekjen e fëmijës 9-vjeçar, i cili humbi jetën të martën. Të njëjtat inspektime vazhdojnë në spitalin e Shtipit dhe te mjeku amë i fëmijës në Shtip. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse është gjetur ndonjë parregullsi në lidhje me vdekjen e fëmijës 9-vjeçar. Nga Inspektorati Shëndetësor thonë se vetëm pas mbarimit të inspektimit opinion do të informohet.

Alsat tentoi të marrë informacione nga Klinika e Fëmijëve në Shkup, se si është zhvilluar e gjithë situata dhe kush e ka kontrolluar fëmijën, specialisti apo specializantët, por drejtori i klinikës na drejtoi tek udhëheqësja e repartit intensiv, por e njëjta kur kuptoi se jemi gazetarë nuk e hapi më telefonin.

Nga LSDM thonë se asnjë dënim me para nuk i kthen jetët e fëmijëve të humbura që kanë ndodhur kohëve të fundit, prandaj kërkuan dorëheqjen e Taravarit dhe drejtorit të Klinikës, Memedit.

“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, së bashku me drejtorin e Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve, Memedi, duhet të japin dorëheqje. LSDM kërkon dhe insiston në hetim të plotë, analiza të thella dhe masa parandaluese. Duhet parandaluar kjo situatë, duhet gjetur burimin e këtyre tragjedive, nuk mund të presim të vdesin fëmijët dhe pastaj të reagojmë”, deklaroi Belkisa Zeqiri, anëtare e Bordit Ekzekutvi të LSDM-së.

Nga Klinika e Shtipit një ditë më parë thanë se fëmija më 14 janar në orët e mbrëmjes ishte dërguar në Repartin për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë dhe më pas është transportuar në Klinikën e fëmijëve në Shkup, ku dhe ndërroi jetë. Sipas informacioneve fëmija është pranuar në Klinikë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Një muaj më parë ndërroi jetë edhe një foshnjë 7 muajsh për të cilën kishte reagime të shumta në opinion. Prindërit e foshnjës 7 muajsh nuk pajtoheshin me deklaratën e Ministrit Arben Taravari, i cili tha se për fat të mirë nuk ka gabim mjekësor. Prindërit patën deklaruar se deri në fund do të kërkojnë përgjegjësi, pasi kanë dyshime se fëmija i tyre nuk është hospitalizuar në kohë në spital. /Alsat.mk

Previous Post

Kaq para pritet të fitojë Haaland me kontratën e re me City

Next Post

“Do t’i nxjerrim jashtë një nga një, unë e ti” – Me kë po krijon aleancë Gjesti?

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

“Do t’i nxjerrim jashtë një nga një, unë e ti” – Me kë po krijon aleancë Gjesti?

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk