Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Njihuni me automjetet luksoze miliona dollarëshe të familjes së Asadit

15/01/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipi i Anadolu-t filmoi automjetet në pronësi të liderit të rrëzuar të Sirisë, Bashar Asad, vëllait të tij Maher Asad dhe anëtarëve të familjes, raporton Anadolu.

Në mesin e automjeteve janë edhe shumë makina luksoze.

Teksa vendi po luftonte me shkatërrime të mëdha dhe krizë ekonomike gjatë luftës civile, u zbulua se familja Asad zotëronte dhjetëra makina luksoze me vlerë miliona dollarë, duke përfshirë Ferrari F50, Ferrari F12 Berlinetta, Lamborghini Murcielago, Aston Martin, Bentley, Cadillac, Audi TT, Mercedes-AMG dhe të tjera.

Garazhi i Pallatit Presidencial në Damask, që u filmua nga ekipi i Anadolu-t, i ngjan një galerie luksoze ku ekspozohen automjete të rralla me prodhim të kufizuar, nga makinat klasike te makinat sportive dhe elektrike.

– Vlera e automjeteve luksoze është në miliona dollarë

Një nga automjetet e vërejtura në garazhin e familjes Asad, Ferrari F50, njihet si një makinë që tërheq vëmendjen e biznesmenëve dhe koleksionistëve për shkak të prodhimit të kufizuar dhe vlerës së markës.

I njohur si një nga modelet më të shtrenjta të markës Ferrari, F50 ka një vlerë tregu prej rreth 3 milionë dollarë. Ndërsa Ferrari F12 Berlinetta, e cila është ndër automjetet luksoze në pallat, vlerësohet në rreth 2 milionë dollarë.

Ndër automjetet luksoze në parking është edhe modeli Murcielago i prodhuesit italian të makinave Lamborghini, i cili është ndër modelet e makinave sportive të prodhuara në numër të kufizuar dhe ka gjetur blerës për shifra astronomike.

Çmimi mesatar i shitjes së modeleve Murcielago, të cilat janë të preferuara të koleksionistëve dhe apasionuarve pas makinave, mund të arrijë deri në një milion dollarë.

Një nga automjetet në pronësi të familjes Asad që tërheq vëmendje është edhe makina luksoze e markës Aston Martin. Çmimet e automjeteve të markës Aston Martin të prodhuesit britanik të automobilave mund të shkojnë deri në 1,5 milion dollarë, në varësi të modelit dhe karakteristikave.

Ndërkohë që në garazhin e familjes Asad gjenden edhe automjetet e markës Bentley të prodhuesit britanik të makinave luksoze, edhe modelet më modeste të kësaj marke ofrohen në shitje për rreth 320 mijë dollarë.

Ndër automjetet luksoze që shihen në parking është AMG G 63 SUV nga kompania gjermane e automobilave Mercedes, e cila ka një çmim prej 186.000 dollarë.

– Në mesin e automjeteve luksoze të Asadit është dhe një makinë elektrike

Në garazhin e familjes Asad ndodhet gjithashtu edhe modeli elektrik Escalade i gjeneratës së re të Cadillac, ndërkohë që Siria i nënshtrohej sanksioneve të rënda në vitet e luftës civile që zgjati për vite.

Çmimi i shitjes së Escalade-it luksoz i prodhuar në konceptin SUV, mund të shkojë deri në 170 mijë dollarë.

Previous Post

Naimi e mbajti në krah që mos t’i shmanget plumbit” – detaje tronditëse për vrasjen e Liridona Ademajt

Next Post

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime! (VIDEO)

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime! (VIDEO)

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk