Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Një muaj paraburgim për të miturin që dyshohet se vrau rreshterin Lika

21/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një muaj paraburgim i është caktuar të miturit që është arrestuar sot si i dyshuar për vrasjen e policit në Kaçanik, Muhamed Lika, shkruan Insajderi.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i mituri pasi e kryen aktin shkon në drejtim të një lokali ku takohet me të dyshuarin tjetër dhe bashkë largohen.

Në pamjet e kamerave dëgjohet se një nga të dyshuarit i thotë të miturit “bravo, ik”.

Po ashtu thuhet se një tjetër i dyshuar shkon në vendin e ngjarjes 14 minuta pas vrasjes dhe pas 2 minutave largohet.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, i mituri në bashkëkryerje me madhorët H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K. dhe D.G., me dashje dhe me përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policorë – Rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policorë në Kaçanik, në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri tek hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ai ka jetuar, duke u ngjitur shkallave, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor, pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gërzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të një lokali, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes një rrufe të qytetit ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke i thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri së bashku me të pandehurin R.M. dhe V.Ç., dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë, ndërsa pas vrasjes i pandehuri D., ka ndihmuar të miturin të largohet nga vendi i ngjarjes kurse i pandehuri H.B., rreth 14 minuta mbrapa vrasjes vjen në vendin e ngjarjes ndërsa pas 2 minutave largohet.”

Previous Post

Programi për projekte lokale, komuna e Gostivarit aplikon me 13 projekte

Next Post

Reagon Gjesti pas fitores: S’e kam prit që marr kaq shumë dashni

Related Posts

Kosovë

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

14/09/2025
Botë

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

13/09/2025
Kosovë

BE kritika Kosovës për mbylljen e zyrave serbe në Mitrovicë

13/09/2025
Kosovë

Pezullimi i dialogut nga SHBA, reagon presidentja Osmani

12/09/2025
Kosovë

SHBA pezullon dialogun strategjik me Kosovën,qeveria në detyrë:I mirëpresim kritikat

12/09/2025
Kosovë

”10 autobusë vetëm nga Shtutgarti”, edhe mërgimtarët në Gjermani mobilizohen për protestën e 14 shtatorit

12/09/2025
Next Post

Reagon Gjesti pas fitores: S’e kam prit që marr kaq shumë dashni

“Shokë për zemër”, 2Ton e ka gati këngën e re

14/09/2025

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk