Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Një muaj paraburgim për dy shoferët e aksidentit në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona

18/12/2023
Një muaj paraburgim për dy shoferët e aksidentit në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të pandehurve A.S. dhe I.H. për shkaktimin e aksidentit fatal në Prizren, ku mbetën të vdekur tre persona.

Gjykata njofton se ka “dyshim të bazuar” se ata organizun “garë të kundërligjshme automobilistike”, duke u marrë vesh paraprakisht.

A.S. dhe I.H.,sipas Gjykatës, ishin marrë vesh paraprakisht për garën e cila ua mori jetën tre të rinjve që po e ndiqnin atë.

“Me datë 16 dhjetor 2023, rreth orës 22:30, në autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Prizren, saktësisht me dashje dhe në bashkëkryerje, veprojnë në kundërshtim me Rregullat e Trafikut Rrugor, në atë mënyrë që paraprakisht, merren vesh dhe organizojnë garë të kundërligjshme automobilistike, ashtu që të pandehurit, A.S., dhe I.H., lëvizin paralelisht me automjetet e tyre me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, dhe në një moment i pandehuri i dytë me automjetin e tij i afrohet të pandehurit të parë, me ç’rast i pandehuri A.S., humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin tjetër i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të austostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët – viktimat N.B., M.D., dhe L.S, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime trupore të dëmtuarve M.Z., S.Z., dhe B.P., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke e ndjekur zhvillimin e garës automobilisitke në mes të të pandehurve“, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Dy të pandehurit akuzohen për veprën penale të “rrezikimit të trafikut publik”.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thotë Gjykata.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thotë se ka marrë parasysh “faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve, dhe do të merret në pyetje të pandehurit, dhe dëshmitarët eventual”.

“Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurë hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek bashkë të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Por, duke marrë parasysh “peshën e rëndë të veprës penale që i’u, ngarkohet dhe pasojat që kanë shkaktuar me veprimet e tyre”, Gjykata konstatoi se caktimi i paraburgimit është “i arsyeshëm dhe i domosdoshëm”.

“Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, dhe rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale, duke ndërmarrë veprime të rrezikshme, të gjitha këto shtojnë dyshimin se me lënien e të të pandehurve në liri të njëjtit mund të përsëris veprën penale, apo mund të ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Previous Post

Në Tetovë sekuestrohen mbi 3000 mjete piroteknike, ndalohet një person

Next Post

Luiz Ejlli do jetë vëllai i madh në BBV3?

Related Posts

Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Kosovë

36 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Kurti: Ata zgjuan ndërgjegjen e popullit se Kosova nuk nënshtrohet

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afro 10 mijë euro

02/11/2025
Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen dje në Drenas, policia jep detaje të reja

02/11/2025
Kosovë

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Next Post
Luiz Ejlli do jetë vëllai i madh në BBV3?

Luiz Ejlli do jetë vëllai i madh në BBV3?

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk