Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Një grua në krye të Formula-s 1, kandidaturë historike e Laura Villasit

19/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Laura Villars, një pilote zvicerane e lindur më 29 gusht 1997, shpalli zyrtarisht ditën e djeshme kandidaturën e saj për presidencën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), duke sfiduar presidentin aktual, sauditin Mohammed Ben Sulayem, i cili mban këtë post që nga viti 2021, si dhe kandidatin tjetër, ish-komisionerin e FIA-s, Tim Mayer. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Villars tashmë ka hyrë në historinë e automobilizmit si gruaja e parë që kandidon për postin më të lartë në organin rregullator të këtij sporti në nivel global.

Villars vjen me një platformë të qartë dhe ambicioze, duke adresuar drejtpërdrejt problemet që kanë karakterizuar mandatin e Ben Sulayem, i shoqëruar nga polemika dhe largime të shumta nga pozitat drejtuese në vitet e fundit.

Një nga rastet më të përfolura ishte dorëheqja e ish-nënkryetarit të FIA-s, Robert Reid, i cili deklaroi: “E mora këtë detyrë për të ndihmuar në ndërtimin e një transparence më të madhe, një qeverisje më të fortë dhe një lidership më bashkëpunues, por me kalimin e kohës, këto parime janë lënë pas dore dhe nuk mund të vazhdoj më, me ndërgjegje të pastër, të jem pjesë e një sistemi që nuk i përfaqëson më ato”.

Në këtë kontekst, Villars premton të rikthejë një “qeverisje më demokratike dhe transparente”, siç e thekson vetë ajo: “FIA duhet të rikthehet të jetë federata e klubeve dhe licencuesve. Ambicia ime është një qeverisje më demokratike, më transparente, më e përgjegjshme dhe më gjithëpërfshirëse për gratë dhe brezat e rinj. Besoj fort se automobilizmi ka nevojë për diversitet dhe inovacion për të vazhduar të frymëzojë brezat e rinj në të gjithë botën”, u shpreh Laura Villars.

Programi i Villars mbështetet në pesë pika kryesore: Fuqizimi i klubeve përmes konsultimeve të rregullta dhe një qeverisje pjesëmarrëse. Rritja e transparencës financiare dhe e proceseve vendimmarrëse. Krijimi i certifikatës “FIA Eco-Performance”, që do të njohë udhëheqjen në fushën e qëndrueshmërisë mjedisore. Zhvillimi i programit “Gratë në Automobilizëm” (Girls on Track) dhe përmirësimi i mundësive për pjesëmarrje femërore në këtë sport. Themeli i një Akademie për Liderë të Rinj të FIA-s, si dhe pozicionimi i FIA-s si një institucion global udhëheqës në qëndrueshmërinë dhe sigurinë rrugore.

Villars ka garuar vitet e fundit në kategori të ndryshme si: F4 e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ferrari Challenge Europe dhe Ligier European Series. Aktualisht, ajo garon pikërisht në këtë të fundit me ekipin Team Virage. Zgjedhjet për presidencën e FIA-s do të zhvillohen më 12 dhjetor 2025, gjatë Asamblesë së Përgjithshme që do të mbahet në Tashkent, Uzbekistan. Për të pasur një shans real për të fituar, Laura Villars do të duhet të sigurojë mbështetje të gjerë nga federatat anëtare në mbarë botën.

Previous Post

Gjykata Penale shqiptoi paraburgim për të dyshuarin kryesor për zjarrin në Trubarevë

Next Post

Qeveria me demant: LSD përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces

Related Posts

Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Shqipëri

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Sport

Xhaka shënon për Zvicrën

10/10/2025
Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10/10/2025
Sport

Juventusi në gjuhën shqipe i uron suksese Zhegrovës para përballjes me Slloveninë

10/10/2025
Sport

Trajneri i Serbisë: I dimë ndryshimet që Shqipëria do t’i ketë në formacion

10/10/2025
Next Post

Qeveria me demant: LSD përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Kosovës

11/10/2025

BDI: Mickoski mendon për zgjedhje, ndërsa VLEN frikësohet nga populli

11/10/2025

Bujar Osmani: Spital mobil dhe ekipe shëndetësore për kujdesin e qytetarëve të Çairit

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk