Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Një furrë në qendër të Shkupit ka vjedhur rrymë sa një fshat i tërë (VIDEO)

23/09/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lagja Debar Maallo, Qendra Tregtare, Leptokaria, Rruga “Maqedonia” në Shkup, Shirok Sokak në Manastir, kafene të njohura në mbarë Maqedoninë janë lokacionet ku është vërejtur vjedhje e rrymës përmes manipulimit të orëmatësit. Bëhet fjalë për kompani që shpenzojnë disa mijëra euro në muaj për energjinë elektrike. Vetëm një furrë buke ka vjedhur energji elektrike sa një fshat i tërë.

Rreth 600 përdorues kanë vjedhur energji elektrike duke manipuluar një orëmatës që ngrin konsumin. Shumica prej tyre janë hotele, kafene, furra buke të njohura nga Shkupi dhe nga vendi, të vendosura në qendër të Shkupit, respektivisht në Debar Maallo, në rrugën Maqedonia, në Leptokaria në Shkup, në Shirok Sokak në Manastir dhe në vende të tjera atraktive në mbarë Maqedoninë. Vjedhjet e energjisë elektrike janë regjistruar nga sistemi EVN, i cili menjëherë reagon ndaj devijimeve të konsumit, pas së cilës ekipet e EVN-së kryejnë kontrolle në terren. Në një furrë buke është konstatuar se është vjedhur energjia elektrike sa harxhon mesatarisht një fshat i tërë. Me këtë lloj manipulimi të orëmatësit, ata jo vetëm që nuk regjistrojnë konsumin, por edhe e kthejnë mbrapa.

Ekipet e EVN-së dolën kanë dalur në terren dhe brenda një dite në një lokacion kanë bllokuar 10 orëmatës që tregonin gabime të mëdha dhe frekuenca shumë më të larta se zakonisht. Për shkak të kërcënimeve në terren, ekipet nga një qytet shpesh dërgohen në një tjetër. Këtyre pronarëve, përveç masave të tjera, u lëshuan fatura me vlerë të supozuar se sa do të shpenzonin. Për të gjithë autorët e vjedhjes së energjisë elektrike, EVN ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike, nga ku konfirmojnë se kallëzimet janë pranuar dhe janë duke u vepruar. Vjedhja e rrymës është vepër penale dhe është paraparë dënim me 5 vjet burg dhe gjobë për kompanitë nga 1500 deri në 15 mijë euro. Në vit regjistrohen rreth 350 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike. Më shumë në emisionin Kode të Tv Telmë në videon më poshtë:  https://youtu.be/qf_4RPZCASk

Inxhinierët e EVN-së e dinë pa dalur nga zyra kur një konsumator vjedh energjinë elektrike duke manipuluar orëmatësin, transmeton “KOD” i TELMA-s. (Për më shumë LINK deri te “KOD” https://www.youtube.com/watch?v=qf_4RPZCASk)

Këta konsumatorë kanë marrë fatura prej disa qindra mijëra denarë, duke pasur parasysh se kanë bërë manipulime në matje, gjegjësisht ju është faturuar po aq sa do të kishin mundur të konsumojnë. Ata i kanë paguar faturat dhe kështu rryma ju është lidhur sërish. Shumica e vjedhësve kanë ndaluar së vjedhuri kur e kanë kuptuar se ishin zbuluar, por ka edhe disa prej tyre që kanë vazhduar si më parë. EVN-ja kundër këtyre kryesve ka ngritur kallëzim penal drejtpërsëdrejti në Prokurorinë Publike.

Ekipet e kompanisë me anë të matësit mobil bëjnë matje të saktë të konsumit aktual dhe e krahasojnë me atë të raportuar. Matësi mobil tregon menjëherë se sa është gabimi i matjes, domethënë sa rrymë nuk mat orëmatësi, e për disa konsumatorë u tregua një gabim prej madje 99%. Me anë të kapëses përcaktohet se frekuenca e orëmatësit tregon disa qindra Hz në vend të 50 Hz.

Pajisja për manipulime të tilla është konfiskuar nga ekipet e EVN-së dhe është analizuar nga profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike.

Rryma kalon nëpër orëmatës, por matet vetëm një pjesë e vogël.

Previous Post

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Next Post

“Duam libra shqip” Të diskriminuar nga shteti serb, shqiptarët nga Presheva protestojnë për “identitet e dinjitet”

Related Posts

Maqedoni

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025
Aktuale

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Rrini të qetë, Çairi është në duar të sigurta- Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin

16/10/2025
Maqedoni

Bakiu nga Çairi: Ata s’kanë hallin e qytetarëve, por frikën e humbjes!

16/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Fitorja jonë ka të bëjë me nderin e Çairit, nuk jam në garë me Bujarin por me Ali Ahmetin e Zajazit

16/10/2025
Next Post

“Duam libra shqip” Të diskriminuar nga shteti serb, shqiptarët nga Presheva protestojnë për “identitet e dinjitet”

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025

Ibrahimi : Gjyshi Ali, ofendon e shpif, sepse nuk mund t’i duroje rezultatet e VLEN-it

16/10/2025

Mexhiti nga tubimi qendror në Çair: E kam pranuar rolin e shërbyesit të popullit dhe jam i gatshëm që deri në fund të punojmë

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk