Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Nis seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Trump

02/10/2023
Nis seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Trump
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në procesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rëndësishme të tij ndodhet në rrezik.

Pjesëmarrja e tij në gjyq, që është bërë me dëshirën e tij, shihet si një zhvillim i rrallë, nisur nga praktikat që Trump ka ndjekur në të shkuarën.

Gjykatësi i çështjes ka marrë tashmë një vendim lidhur me një prej akuzave kryesore të ngritura në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James. Ai e ka shpallur atë fajtor për mashtrim lidhur me praktikat e tij të biznesit.

Gjyqi shënon kulmin e një hetimi shumëvjeçar të kryer nga zyra e prokurores James, që e ka akuzuar zotin Trump dhe kompaninë e tij, se mashtrojnë me pasqyrat financiare të pronave të tij.

Javën e kaluar, përpara se të niste gjyqi, gjykatësi Engoron mori vendim lidhur me akuzën kryesore të padisë. Ai tha se zoti Trump kishte mashtruar në mënyrë rutinore bankat, kompanitë e sigurimit e të tjerë, duke ekzagjeruar vlerën e pronave për të marrë kredi të reja.

Trump nuk pritet të dëshmojë për disa javë dhe pjesëmarrja e tij në gjykatë të hënën shënon një ndryshim të madh nga praktikat që ai ka ndjekur në të kaluarën. Në disa mënyra, pjesëmarrja e tij në këtë proces shihet si dëshmi e rrezikut që paraqet kjo çështje.

Prokurorja James ka kërkuar që zoti Trump të paguajë një gjobë prej 250 milionë dollarësh dhe që ai të mos lejohet të bëjë biznes në Nju Jork.

Ish-Presidenti ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë shkelje. Ai dhe avokatët e tij kanë thënë se askush nuk është dëmtuar nga ajo çka është paraqitur në pasqyrat financiare. Ai ka thënë gjithashtu se bankat nga të cilat ai ka marrë hua janë shlyer plotësisht, partnerët e biznesit kanë fituar para dhe kompania e tij ka lulëzuar gjithashtu.

Trump është paditur katër herë që nga muaji mars, i akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që e nxirrte atë humbës, mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete si dhe falsifikim të të dhënave të biznesit.

Previous Post

Ministri serb i Mbrojtjes: Nëse Vuçiç jep urdhër, ushtria e Serbisë futet në Kosovë

Next Post

Kryesuesi i OSBE-së Osmani vazhdon me realizimin e zotimeve programore të Kryesimit në vendet e Azisë Qendrore

Related Posts

Botë

Në Holandë mirë për punëtorët, 32 orë në jave apo 4 ditë punë

09/09/2025
Botë

Macroni do të emërojë kryeministrin e ri brenda pak ditësh

08/09/2025
Botë

Ofensiva e Izraelit, Netanyahu ultimatum banorëve të Gazës: Largohuni menjëherë

08/09/2025
Botë

Turqi, kufizohet qasja në rrjete sociale

08/09/2025
Botë

Bie Qeveria në Francë

08/09/2025
Botë

“Nuk është vetëmbrojtje, është shfarosje”!Kryeministri i Spanjës shpall masa të forta kundër Izraelit për luftën në Gaza

08/09/2025
Next Post
Kryesuesi i OSBE-së Osmani vazhdon me realizimin e zotimeve programore të Kryesimit  në vendet e Azisë Qendrore

Kryesuesi i OSBE-së Osmani vazhdon me realizimin e zotimeve programore të Kryesimit në vendet e Azisë Qendrore

Promovohen targat e veturave zyrtare, Fetai: S’do të ketë më keqpërdorime

09/09/2025

Rriten çmimet e derivateve të naftës

09/09/2025

Bujar Osmani: Do të insistoj që kopshti të jetë i detyrueshëm, aty vendosen themelet e së ardhmes

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk