Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Nis kampionati arab, 1.2 miliardë euro të shpenzuara për të habitur botën

08/08/2023
Nis kampionati arab, 1.2 miliardë euro të shpenzuara për të habitur botën
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Riad temperatura këto ditë vërtitet rreth 40 gradë C, por të premten klima do të ndizet edhe më shumë, pasi nis Saudi Pro League, apo Roshn Saudi League sipas emrit të sponsorit.

Në Jedah, mbi Detin e Kuq, 5 milionë banorë, është në program sfida mes të zotëve të shtëpisë Al Ahli dhe të sapongjiturës Al Hazem, dhe priten 25 mijë spektatorë, por padyshim që këtë sezon Arabia Saudite do të ketë shumë më tepër sy mbi të, nisur nga bumi që ka bërë në merkaton e kësaj vere.

FILLOI ME RONALDON…

Cristiano Ronaldo hapi rrugën për në Riad, një kampionat me 18 skuadra që brenda pak kohësh është bërë kaq i pasur në yje. Kanë arritur aty këto muaj, mbi 50 lojtarë nga Europa dhe Amerika e Jugut, pasi janë shpenzuar mbi 450 milionë euro në kartona lojtarësh dhe plot 750 milionë euro në paga vjetore. Cristiano Ronaldo shkoi gratis në Riad, por paguhet 200 milionë euro në sezon, pas tij shkuan fituesi Topit të Artë Karim Benzema, lojtarë nga Serie A Kalidou Kulibaly, Marcelo Brozovic, Milonkovic Savic, Kessie dhe yje të Premier dhe Bundesligës si Firmino, Sadio Mane, Henderson, Fabino e Kante, përvec elementëve të tjerë si braziliani Malcom nga Zeniti, portugezi Ruben Nevers, Fofana, Jota apo Moussa Dembele dhe nuk ka mbaruar këtu.

MERKATO E GJATË

Priten të tjera goditje deri në 20 shtator, pasi nëse Messi e Modric, apo Lukaku kanë refuzuar ofertat saudite, merkatoja aty është e hapur deri në 20 shtator dhe pritjen të tjera afrime. Për cdo klub lejohen 8 të juaj, vetëm 4 të mëdhenjtë, Al Nassr dhe Al Hilal të Riadit, Al Ahli e Al Ittihad të Jedah kanë ende nga 2 vende të lira, ndërkohë që 14 klubet e tjera që janë në pronësi të Ministrisë së Sportit kanë në dispozicion shumë vende të lira. 4 skuadrat e mëdha janë në pronësi të PIF , Public Investment Fund, fondit të investimeve të shtetit që ka në dispozicion rreth 650 miliardë, po 650 miliardë euro.
Natyrisht që nuk do të investohen të gjitha vetëm për futbollin, pasi qëllimi i fondit është të zhvillojë Arabinë Saudite edhe në nivel ekonomik, kulutorër dhe social. Dhe sporti si argëtim është vendimtar duke qenë se këto vite sauditët kanë investuar te motorët, Formula Një, golfi, tenisi e sportet ujore. Strategjia e quajturi “Vizioni 2030” e lancuar në 2016 nga princi trashëgimtar bin Salman Al Saud, ka si objektiv që vendi të shkëputet nga varësia e naftës dhe të zhvillohet edhe në sektorë të tjerë si sporti e turizmi.

TEKNIKË TË AFIRMUAR

Është investuar edhe te trajnerët, nga Gerrard te Jesus transferimet e stolave, janë plot 11 teknikë të huaj nga 18 skuadra gjithsej. Al Ettifaq i Dammam në Gjirin Persik , qyteti i tretë në vend nga popullsia, tani drejtohet nga legjendë e Liverpul Gerrard, Jorge Jesus ishi i Benfikës dhe kampion i Libertadores me Flamengon është te Al Hilali i Milinkovic Savic.

Portugezi tjetër ish i Shakhtarit Luis Castro është me Ronaldon te Al Nassr. 35 vjecari gjerman Mathias Jaisle ka shkuar nga Salzburgu te Al Ahli i Mahrez. Ishi i kombëtares kroate Slaven Bilic te Al Fateh. Padyshim që paralajmërohet një kampionat që ka interes dhe kërkon rritjen. Në Arabi kanë vendosur ta marrin seriozisht futbollin./Supersport

Previous Post

Vetëm tre persona në botë mund të udhëtojnë pa pasaportë

Next Post

Pas Arbër Hajdarit, edhe Zhaklin Lekatari s’do jetë opinioniste në BBV3

Related Posts

Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Sport

13 të lënduar pasi makina përplasi turmën në ndeshjen Barcelona-Espanyol

16/05/2025
Maqedoni

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

15/05/2025
Sport

Emri “Allianz” hiqet nga stadiumi i Mynihut, ka të bëjë me UEFA Champions Leaguen

15/05/2025
Sport

Barcelona planifikon shitjen e tetë lojtarëve këtë verë, një nga yjet e saj kryesorë në listë

14/05/2025
Next Post
Pas Arbër Hajdarit, edhe Zhaklin Lekatari s’do jetë opinioniste në BBV3

Pas Arbër Hajdarit, edhe Zhaklin Lekatari s’do jetë opinioniste në BBV3

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk