Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

“Ngrirja e çmimeve”, kontrolle të shtuara në kompanitë që prodhojnë artikuj ushqimorë

13/03/2023
“Ngrirja e çmimeve”, kontrolle të shtuara në kompanitë që prodhojnë artikuj ushqimorë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa po rrjedh afati për ulje të çmimeve të disa artikujve ushqimorë, qytetarët druajnë në cilësinë e prodhimeve ushqimore që do të blejnë pas 16 marsit. Ata kanë humbur besimin te prodhuesit vendorë që do të konsumojnë cilësinë në raport me çmimin, por autoritetet thonë se nuk do të lejojnë manipulime.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është 1 nga 3 organet që për 2 javë po kryejnë inspektime intensive nëpër kompanitë që prodhojnë artikuj ushqimor. Përveç, Inspektoratit të tregut dhe të punës, nga AUV thonë se gjatë dhjetëra inspektimeve në terren janë bërë 7 ndalime të veprimtarisë dhe 3 gjoba.

Drejtori i AUV-së Nikollçe Babovski tha se çdo mall i importuar kontrollohet nga inspektorët e tyre me dokumentacion të kompletuar dhe certifikatë të standardizuar, por jo edhe për Serbinë dhe Shqipërinë.

“Konkretisht me Ballkanin e hapur ne tri shtetet mes veti, deri sa malli vjen me dokumentet adekuate dhe analiza laboratorike ne nuk marrim mostra sepse kemi ndërtuar mirëbesim se ato rezultate janë dhënë nga institucionet e tyre relevante, ashtu si ata duhet të na besojnë neve për mallin qe ju eksportojmë. Por Agjencia ka të drejtë nga çdo vend që importohet malli të kryejmë kontrollet të bazuar në dyshime”, u shpreh Nikollçe Babovski, Drejtor i AUV-së.

Ndërkaq, në 17 njësitë kufitare përkrahë doganierëve, në terminale janë të pranishëm dhe inspektorët e AUV-së, të cilët kontrollojnë cilësinë e lëndëve të para të drithërave, mishrave, qumështit dhe të tjera. Nga Dogana kumtojnë se nga sot është hequr plotësisht doganimi i pastave që importohen, gjë që pritet të ulë çmimin e shpagetit dhe makaronave në mënyrë plotësuese nga ngrirja e çmimeve deri në 15%.

“Nga fillimi i vitit deri më sot, sasia e pastave të importuara ka arritur në 1.034.993 kg, shumica e të cilave me origjinë nga Italia, si dhe nga Kosova, Shqipëria, Greqia, Kroacia, Serbia, Gjermania dhe Kina”, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Qeveria mori dy vendime për ngrirje të çmimeve të pastave dhe të disa prodhimeve të qumështit që nga 16 marsi. Makaronat dhe shpagetit, do të kenë 15% çmime më të ulëta duke u ngrirë çmimet. Meqë këto produkte 100% importohen nga jashtë, tani do të lirohen plotësisht nga dogane. Ndërsa, disa prodhime të qumështit do të kenë çmimet e ngrira 10% më lirë sesa çmimet e 1 marsin, e marrë si datë referentë.

Duke u bazuar në listën e produkteve ushqimore bazë, të cilat që nga viti kaluar kanë marzhë të TVSH për 5% në tregun me shumicë dhe 10% në tregun me pakicë, kanë mbetur edhe disa produkte pa u ngrirë çmimet. Autoritetet thanë se në javën e ardhshme do të bëjnë analizë të tregut për sheqerin, vezët dhe orizin vendor, që nëse nuk i ulin vetë çmimet do të intervenojnë me ngrirje të reja. Deri më tani ngrirja në 33 denarë e çmimit të bukës së bardhë ka dhënë efektet e duhura, do vazhdojnë deri 31 Maj./Alsat.mk

Previous Post

Martesa e dytë – më e mirë se e para?

Next Post

Greqi/ Arrestohen katër policë për torturë ndaj një të burgosuri shqiptar

Related Posts

Aktuale

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Maqedoni

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

08/05/2025
Maqedoni

Blerim Sejdiu: 50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

08/05/2025
Maqedoni

Fetai: BE rruga e vetme strategjike dhe partneri më i besueshëm për vendin

08/05/2025
Aktuale

VLEN për qytetarët – një hap më afër zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë rajonale

08/05/2025
Maqedoni

Ekspertët paralajmërojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

08/05/2025
Next Post
Greqi/ Arrestohen katër policë për torturë ndaj një të burgosuri shqiptar

Greqi/ Arrestohen katër policë për torturë ndaj një të burgosuri shqiptar

Bitcoin kap një rekord të ri pas tre muajsh

08/05/2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United përballë Tottenhamit

08/05/2025

Ganiu: Për VLEN-in, Taravari nuk ka vend në qeveri

08/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk