Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Nga një shkurti, shpallje për vauçerë për kondicionerë

31/01/2024
Nga një shkurti, shpallje për vauçerë për kondicionerë
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë nga një shkurti do të publikojë shpalljen për ndarjen e 7,000 vauçerëve, të cilët kapin vlerën e 4 milionë eurove për blerjen dhe instalimin e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë energjetik. Mbështetja financiare ka për qëllim rritjen e efikasitetit të energjisë elektrike, përkatësisht kursimin e energjisë elektrike, bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ai sqaroi se janë planifikuar dy grupe të aplikimit edhe atë: vauçerë për pajisjet kondicioner – inventer për kategoritë e rrezikuara edhe atë për një, dy apo tre persona në familje do të ndahen 27,000 denarë, amvisëri me katër anëtarë do të marrin 30,000 mijë denarë. Ndërsa grupi tjetër do të mund të aplikojnë për vauçerë për amvisëritë që gjenden në komunat e rajonit të Pellagonisë dhe komunat e rajonit jugperëndimor që do të marrin vauçer në vlerë prej 25 mijë denarëve dhe vauçer në vlerë prej 23 mijë denarëve për amvisëritë që gjenden në komunat e rajonit të Shkupit, atij lindor, juglindor, rajonit të Vardarit dhe rajonit të Pollogut.

“Ministria e Ekonomisë nga nesër do të ndajë vauçerë për amvisëritë në RMV në vlerë prej 25 mijë denarëve, me të vetmin qëllim që të nxisë efikasitetin në energjetikë, dhe në këtë mënyrë të ndikojë pozitivisht në rritjen e standardit jetësor të tyre, por edhe uljen e kostos së jetesës. Andaj janë paraparë mbi 4 milionë euro dhe janë paraparë mbi 7,000 vauçerë, të cilat do të ndahen nga Ministria e Ekonomisë për kategoritë e caktuara, të cilat janë paraparë në thirrjen publike.”, – deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Në pyetjen pse këto mjete nuk janë ndarë në fillim të stinës së dimrit, ku ndihmesa për qytetarët do të ishte më e madhe, ministri Bekteshi, me përgjigje se paraprakisht janë realizuar masa tjera.

“Gjatë vitit paraprak në Ministrinë e Ekonomisë edhe atë në fillim të vitit janë realizuar masat për efikasitet energjetik, siç ishte zëvendësimi i dritareve në PVC dhe të aluminit, dhe pikërisht Ministria e Ekonomisë duke u bazuar në kërkesën e qytetarëve ka vendosur që këtë masë gjatë këtij viti ta realizojë në këtë mënyrë dhe ky është vetëm fillimi i vitit dhe andaj buxheti i vitit 2024 fillon me realizim nga 1 janari i vitit 2024. Kjo është arsyeja pse nuk kemi mundur që të bëjmë një shpallje publike të tillë.”, – theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sa u përket ankesave të qytetarëve për fatura të larta të energjisë elektrike, ministri Bekteshi tha se të gjithë qytetarët, të cilët kanë ankesa të tilla, duhet t’i drejtohen Komisionit Rregullativ për Energjetikë. Po ashtu, Bekteshi bëri të ditur se çmimet e reja të Energjisë Elektrike do të dihen që nga një korriku.

Previous Post

Hetohen pesë persona për keqpërdorimet në Onkologji

Next Post

LEN dhe Taravari, me kandidat të përbashkët për president

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025
Maqedoni

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Maqedoni

Kasami: BDI-ja bëri fushatë me Lube Boshkovskin, vrasësin e shqiptarëve në Luboten

13/10/2025
Maqedoni

Bajram Rexhepi nuk e di ku gjendet rruga AJ Zhurçin, Kasami: Kundërkandidati si “Lisa në botën e çudirave”

13/10/2025
Maqedoni

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025
Next Post
LEN dhe Taravari, me kandidat të përbashkët për president

LEN dhe Taravari, me kandidat të përbashkët për president

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk