Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Nga nesër nis aplikimi për shujtën e subvencionuar studentore 

02/09/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga nesër hapet afati për aplikim për përfitimin e të drejtës për shujtën e subvencionuar për studentët, e cila do të vlejë gjatë vitit akademik 2025/2026. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më 5 shtator 2025.

Shuma e subvencionit është 140 denarë në ditë, e destinuar për blerjen e ushqimit nga të hënën deri të shtunën tek subjektet që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim. Pagesa nuk realizohet gjatë pushimit veror, nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Aplikimi bëhet vetëm online përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të regjistruar në ciklin e parë ose të dytë të studimeve, si dhe në programet e integruara, në universitetet publike dhe private në vend. Kushti është që aplikuesi të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe të mos ketë të ardhura më të larta se paga minimale neto.

Për aplikim nevojiten formulari i plotësuar për shujtën e subvencionuar dhe deklarata për vërtetësinë e të dhënave. Të gjitha dëshmitë e tjera, si ato nga MPB, DAP apo fakultetet, sigurohen në mënyrë zyrtare nga vetë MASH.

Për çdo paqartësi gjatë aplikimit, studentët mund të kontaktojnë Sektorin për Standard të Nxënësve dhe Studentëve në adresën: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.

Ministria ka lidhur marrëveshje me Shparkase Bank SHA Shkup për realizimin e pagesave. Studentët që do ta fitojnë këtë të drejtë do të duhet të hapin një llogari të posaçme në këtë bankë, përmes së cilës do të realizohet subvencioni.

Gjithashtu, MASH thekson se aplikimi do të jetë i hapur edhe nga data 1 deri më 5 të çdo muaji gjatë vitit akademik, për studentët që nuk kanë aplikuar në afatin e parë ose atyre që u është ndërprerë e drejta për shkak të mosplotësimit të kritereve, në momentin kur ato kritere do t’i përmbushin.

Previous Post

Dy vjet burg për sulmuesin e Arsovskës

Next Post

Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

Related Posts

Maqedoni

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025
Maqedoni

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

02/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
Maqedoni

KSHZ: 60 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 19 tetorit

02/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Për herë të parë në historinë e këtij shteti dikush është kujdesur për zhvillimin e komunave

02/09/2025
Maqedoni

Azizi: Bujari dje e pranoi takimin me Gruevskin, sot e mohon. Panikë nga reagimi i shqiptarëve!

02/09/2025
Next Post

Ndalohen telefonat në shkolla, edhe mësuesit nuk guxojnë t’i përdorin

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

02/09/2025

Mexhiti: Çairi do të kthehet në qytet studentor, investime kapitale në infrastrukturë dhe arsim

02/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk