Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Nga lufta në Kosovë te udhëheqja në Walmart: Historia frymëzuese e Zekije Hasanit

30/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 25 vjet pas shpalljes së luftës në Kosovë si krizë humanitare, një refugjate që gjeti strehim në Kentucky ka ndërtuar një histori frymëzuese suksesi, përcjell TV21. Zekije Hasani kujton udhëtimin e frikshëm që e solli familjen e saj në Amerikë në vitin 1999. Ajo dhe bashkëshorti u detyruan të linin shtëpinë e tyre dhe të niseshin drejt Maqedonisë, vendi më i afërt ku mund të gjenin strehim.

“Në maj të vitit 1999 u detyruam të largoheshim nga shtëpia,” tha Hasani për Lex18.

Gjatë arratisjes, u kapën nga forcat armike, por arritën të shpëtojnë. “Dy netë dhe dy ditë e kaluam duke ecur në male. Ishte tmerrësisht, pamë shumë shtëpi duke u djegur, dëgjonim krisma dhe pamë trupat e vdekur,” rrëfen ajo.

Pas tetë javësh në një kamp refugjatësh, familja arriti në Lexington, ku mikpritja e njerëzve e la Hasanin e habitur. “Pashë rreth 100 njerëz dhe tabela që na mirëpritnin. Ishte diçka e paharrueshme,” tha ajo.

Në vitin 2002, duke folur pak anglisht, Hasani filloi të punonte në departamentin e veshjeve të Walmart-it në Richmond. Sot, më shumë se dy dekada më vonë, ajo është drejtoreshë e dyqanit.

“Secili ka një zë, secili është i vlerësuar dhe ka mundësinë për të arritur sukses,” tha ajo. Kolegët e saj u bënë si familje, duke e mbështetur në momente gëzimi dhe dhimbjeje. Kur humbi bashkëshortin vitin e kaluar, kjo mbështetje mori një kuptim edhe më të madh.

Hasani i atribuon suksesin punonjësve, klientëve dhe udhëheqjes së Walmart-it, që besuan në potencialin e saj dhe e ndihmuan të arrijë këtë pozicion. “Faleminderit për atë që bëni çdo ditë. Nuk do të isha ku jam sot pa ju,” tha ajo.

Ajo gjen gjithashtu forcë në besimin e saj dhe mirënjohje për mundësitë që Amerika i ka ofruar. “Faleminderit Zotit çdo ditë që jemi këtu. Kjo është diçka për të cilën nuk mund t’i themi faleminderit mjaftueshëm,” përfundoi Hasani, që nuk ka plane të ndryshojë karrierën dhe vazhdon të gjejë kënaqësi dhe qëllim në rolin e saj udhëheqës në Richmond.

Previous Post

Afrim Gashi merr pjesë në pritjen për 102 vjetorin e Republikës së Turqisë

Next Post

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

Related Posts

Kosovë

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK pa asnjë provë do të ishte tragjedi dhe njollë për drejtësinë ndërkombëtare

29/10/2025
Kosovë

Siria njeh shtetin e Kosovës!

29/10/2025
Kosovë

Dy të arrestuar në veri për falsifikim të dokumenteve (VIDEO)

29/10/2025
Botë

14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani

28/10/2025
Kosovë

Kriza në Kosovë në duart e Osmanit, pritet vendimi i presidentes pas dështimit të Kurtit për të formuar qeverinë

28/10/2025
Kosovë

Prokurori Beqë Shala pezullohet nga detyra pas hetimeve për marrje ryshfeti

28/10/2025
Next Post

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025

Tragjedi në futbollin tetovar, vdes futbollisti shqiptar

30/10/2025

Pse Trump shtypi butonin e testit bërthamor pas 33 vitesh

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk