Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Nga 1 korriku RMV kryeson me procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore

27/06/2023
Nga 1 korriku RMV kryeson me procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej 1 korrikut Maqedonia e Veriut merr presidencën me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në samitin e liderëve dhe përfaqësuesve nga rajoni, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, ka shpalosur moton e udhëheqësisë me këtë nismë “Kalimi i ndarjeve, ndërtimi i besimit”. Ai theksoi se fokus të veçantë do të ketë luftimi i korrupsionit, pajtimi, bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i integrimeve euroatlantike. Duke folur për procesin eurointegrues të vendit, Pendarovski pranon se edhe përkundër përpjekjeve jemi larg mbylljes së kësaj sfide politike.

“Sipas paralajmërimeve, në dy javët e ardhshme do të duhet ajo iniciativë t’i kalojë procedurat në Qeverinë e Maqedonisë dhe pastaj të hyjë në parlament. Deri në këto momente ekzistojnë dialogje nga nivele të ndryshme politike. Pati edhe takim liderësh mes kryeministrit dhe liderit të opozitës, e cila edhe në këto momente ka vërejtje për bisedimet dhe nuk është e pajtimit t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese. Disa hapa pozitive nga ai takim ka, megjithatë akoma jemi larg përmbylljes së këtij procesi.”, – deklaroi kryetar i shtetit, Stevo Pendarovski.

Mes tjerash, në samit është theksuar urgjenca e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mbyllja e kontesteve bilaterale, gjithnjë duke pasur parasysh pasojat e agresionin rus mbi Ukrainën. Është diskutuar padyshim edhe raporti mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti malazez, Milatoviq, vendi i të cilit ka udhëhequr me iniciativën në fjalë, theksoi angazhimin e Podgoricës për stabilitet të vendeve që rrethojnë shtetin e tyre.

“Absolutisht përkrahim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresojmë në de-eskalimin e plotë të tensioneve javore që i kemi parë mes Beogradit dhe Prishtinës. Pozicioni i Malit të Zi është shumë i qartë: përkrahim dialogun nën ombrellën e BE-së, temë e cila ishte në samitin e sotëm dhe mendoj se u përcoll një mesazh i mirë i përbashkët, përfshirë edhe nga palët e Beogradit dhe Prishtinës dhe ai është: rajon stabil dhe prosperues drej BE-së, që është e vetmja e ardhme e jona e përbashkët.”, – theksoi presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në takim kanë marrë pjesë 13 përfaqësues të shteteve nga Evropa Juglindore. Kjo iniciativë është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Previous Post

Në prag të Kurban Bajramit qytetarët vërshuan tregun e kafshëve

Next Post

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti nuk u interesua fare për kërcënimet ndaj meje dhe Visar Ganiut! (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025
Maqedoni

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025
Maqedoni

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Aktuale

Mexhiti: BDI për 8 vite asnjë projekt për Çairin, ne për 15 muaj alokuam 100 milionë euro

13/10/2025
Aktuale

Maqedonia barazon me Kazakistanin – përplasja me Uellsin vendos për “play-off”-in

13/10/2025
Aktuale

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

13/10/2025
Next Post
Izet Mexhiti: Ali Ahmeti nuk u interesua fare për kërcënimet ndaj meje dhe Visar Ganiut! (VIDEO)

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti nuk u interesua fare për kërcënimet ndaj meje dhe Visar Ganiut! (VIDEO)

Mexhiti: Mbikalimi në Bit Pazar do të largohet, vendkalimi zyrtar me semaforë është zgjidhja përfundimtare

13/10/2025

Elmazi nga Shishova: Kur flasim me një zë, fuqia e bashkimit bëhet e pathyeshme!

13/10/2025

Sabaedin Dauti me porosi: E ardhmja e Gostivarit sapo fillon

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk