Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

New York Times: Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin

10/06/2023
New York Times: Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet në Kosovë “vetëm e ndihmojnë Vuçiçin” duke ndezur pasionet për territorin që shumica e serbëve e shohin si pjesë të vendit të tyre. Kështu i tha gazetës prestigjioze New York Times, Milomir Mandiç, menaxheri i përgjithshëm i Demostat, një qendre të njohur për kërkim dhe publikim.

I këtij mendimi është edhe Pavle Grboviç, një deputet i opozitës në parlamentin serb nga lëvizja “Qytetarë të Lirë”, që ka ndihmuar në organizimin e protestave të kësaj jave në Beograd.

“Kurti po e ndihmon vazhdimisht Vuçiçin. Askush në skenën politike serbe nuk ka bërë më shumë për pozitën e Serbisë në Kosovë dhe për zotin Vuçic sesa zoti Kurti”, tha ai.

Por cila është ndihma, sipas gazetës New York Times që kryeministri i Kosovës po i jep Presidentit serb?

Kur dhjetëra mijëra qytetarë serbë dolën në rrugët e Beogradit kundër Vuçiç, ai urdhëroi ushtrinë e tij që të lëvizte drejt veriut të Kosovës. Kjo lëvizje erdhi pas vendimit të kryeministrit Kurti për t’i marrë nën kontroll ndërtesat komunale. Serbët e veriut të Kosovës shpërthyen në protesta të dhunshme dhe plagosen 30 forca të NATO-s. Ky fakt ndryshoi edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës.

“Ndërkohë që diplomatët e lartë amerikanë dhe evropianë janë zemëruar për atë që ata e shohin si provokim nga Kosova, Serbia është kënaqur që po trajtohet si një partner i rëndësishëm”, shkruan New York Times.

Gjenerali Daniel R. Hokanson, një anëtar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, vizitoi Beogradin këtë javë dhe përshëndeti atë që ai e përshkroi si një “partneritet vërtet fantastik” me Serbinë.

Këto lëvdata, sipas New York Times dhe opozitës, vijnë në një kohë kur pozitat e tij janë dobësuar, dhe po e ndihmojnë atë përballë protestave masive të opozitës. Dhuna në Kosovë, thotë gazeta, ka ofruar një copë të rrallë të lajmeve të mira për Vuçiçin, pasi ai po luan në kostumin e tij të fuqishëm si mbrojtës i interesave serbe, përderisa po ballafaqohet me vështirësi për t’i zbutur protestat në rrugë.

Previous Post

Osmani:Jam optimist se do të sigurojmë shumicën për ndryshimet kushtetuese

Next Post

Zhvillimet politike në vend – BDI-ja mbledh Kryesinë Qendrore!

Related Posts

Botë

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025
Botë

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025
Botë

“Moment i errët për Amerikën”, thotë Trumpi pas vrasjes së Kirk

11/09/2025
Botë

11 Shtatori – 24 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën

11/09/2025
Botë

U qëllua me armë zjarri gjatë një fushate, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10/09/2025
Botë

Aleati i Trump qëllohet me armë gjatë një ngjarje në kampusin e një universiteti

10/09/2025
Next Post
Zhvillimet politike në vend – BDI-ja mbledh Kryesinë Qendrore!

Zhvillimet politike në vend – BDI-ja mbledh Kryesinë Qendrore!

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk