Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Netanyahu: Lufta na bën të paguajmë një çmim të rëndë, por s’kemi alternativë tjetër

24/12/2023
Netanyahu: Lufta na bën të paguajmë një çmim të rëndë, por s’kemi alternativë tjetër
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Derisa po rriten humbjet ushtarake të ushtrisë izraelite e cila ka zgjeruar pushtimin tokësor në Rripin e Gazës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pavarësisht çmimit të rëndë të luftës do të vazhdojnë dhe mënyrën se si do të vazhdojnë do ta vendosin vet dhe jo presioni ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij në mbledhjen javore të qeverisë që u mbajt në Tel Aviv, Netanyahu pas vrasjes së 14 ushtarëve izraelitë gjatë fundjavës në Gaza deklaroi se “Lufta na bën të paguajmë një çmim shumë të rëndë, por nuk kemi alternativë tjetër përveçse të vazhdojmë”.

Duke mbrojtur idenë se ushtria izraelite ka “arritur suksese në sulmin me forcë të plotë” në Rripin e Gazës, Netanyahu njoftoi se në bisedën e tij me presidentin e SHBA-së, Joe Biden ka thënë se “do të vazhdojnë të luftojnë deri në fitore dhe se SHBA-ja e ka kuptuar këtë”.

Netanyahu pretendon se lajmet që SHBA-ja “ka penguar ose do të pengojë hapat e operacionit, nuk pasqyrojnë të vërtetën”. “Izraeli është shtet i pavarur. Vendimet tona në luftë bëhen sipas përllogaritjeve të operacioneve, nuk do të hyj në detaje. Këto nuk mund të diktohen me presion të jashtëm. Se si i përdorim forcat tona është vendim i pavarur, i përket ushtrisë dhe askujt tjetër”, tha ai.

Netanyahu tha se objektivat e tyre janë “të eliminojnë Hamasin, të kthejnë pengjet dhe qytetarët izraelitë të jetojnë të sigurt në jug dhe në veri”. Është raportuar se 14 ushtarë izraelitë janë vrarë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite po përpiqet të zgjerojë pushtimin tokësor.

Previous Post

Rikonstruohet dega e Lëvizjes Besa në Butel

Next Post

Djali i Violetë Kukaj më në fund flet për babain

Related Posts

Aktuale

2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut

04/10/2025
Botë

Hamas i thotë “PO” planit të Trump, lirojmë pengjet, por kanë një kusht

04/10/2025
Botë

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025
Botë

“Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë FERRI” – Trump me ultimatum ndaj Hamasit

03/10/2025
Botë

Ndaluan 41 anije dhe arrestuan mbi 400 aktivist drejt Gazës, Netanyahu përgëzon marinën izraelite

03/10/2025
Botë

Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Los Angeles

03/10/2025
Next Post
Djali i Violetë Kukaj më në fund flet për babain

Djali i Violetë Kukaj më në fund flet për babain

BDI: Vizita e Beogradit në mes të fushatës. Qeveria antishqiptare, vegël e “Botës Serbe”

04/10/2025

Ja në cilin qytet kandidatët për këshilltarë rrihen mes vete

04/10/2025

2 dronë mbi Gjermani, 6,500 pasagjerë të bllokuar nga mbyllja e aeroportit të Mynihut

04/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk