Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas kërkon ndjesë

29/10/2023
Netanyahu kritikon zbulimin izraelit lidhur me sulmin e Hamasit, më pas kërkon ndjesë
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, sulmoi të dielën shefat e tij të organeve të zbulimit përmes një postimi në platformën X, duke thënë se ata nuk e kishin paralajmëruar që Hamasi po planifikonte sulmin në shkallë të gjerë më 7 tetor. Më vonë ai i tërhoqi komentet e tij dhe kërkoi ndjesë.

Postimi në rrjetin X në orën 1 të natës, ndërsa gdhihej e diela, shkaktoi një termet politik dhe ndasi në kabinetin e luftës të zotit Netanyahu, i cili ka shkaktuar zemërim mes publikut pasi nuk ka marrë përgjegjësinë për dështimin e organeve të zbulimit dhe operacionet në lidhje me sulmin e Hamasit në pjesën jugore të Izraelit.

Zyrtarët e lartë, që nga krerët e ushtrisë dhe agjencia e brendshme e spiunazhit “Shin Bet” e deri tek ministri i financave e kanë pranuar dështimin. Por Kryeministri Netanyahu nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ai është shprehur se pas luftës do të vijë koha për të ngritur pyetje të vështira, përfshirë vetë atë.

I pyetur në lidhje me komentet e zotit Netanyahu gjatë një konference shtypi me gazetarët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite nuk pranoi të përgjigjet, duke thënë se: “Tani jemi në luftë, të përqendruar tek lufta”.

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se do të ketë hetime për zhvillimet që çuan në sulmin e Hamasit si dhe reagimin gjatë sulmit, por se në qendër të vëmendjes ishte konflikti.

Në postimin e fshirë të zotit Netanyahu thuhej: “Në asnjë moment dhe asnjë etapë nuk pati paralajmërime për Kryeministrin Netanyahu në lidhje me qëllimet e luftës së Hamasit. Përkundrazi, të gjithë zyrtarët e sigurisë, përfshirë krerët e ushtrisë dhe Shin Bet, vlerësuan se Hamasi ishte i frenuar dhe i interesuar për një marrëveshje”.

Në një postim të dytë në rrjetin X rreth 10 orë më vonë, zoti Netanyahu tha: “Kam gabuar”, duke shtuar se vërejtjet e tij “nuk duhet të ishin bërë dhe unë kërkoj falje për këtë”.

“Shpreh mbështetje të plotë për të gjithë krerët e degëve të sigurimit”, shkruante ai. Komentet e tij fillestare u kritikuan menjëherë nga aleatët aktualë dhe të mëparshëm, përfshirë nga Benny Gantz, ish-ministër i mbrojtjes, i cili tani shërben në kabinetin e luftës të Kryeministrit Netanyahu.

Zoti Gantz shkroi në rrjetin X se Kryeministri Netanyahu duhet ta tërheqë komentin dhe ta lërë këtë çështje.

“Kur jemi në luftë, udhëheqja duhet të tregojë përgjegjësi, të vendosë të bëjë gjërat e duhura dhe të përkrahë forcat në një mënyrë që të kryejnë atë që ne kërkojmë prej tyre”, shkruante zoti Gantz.

Sulmi befasues dhe i mirëplanifikuar i Hamasit ishte më vdekjeprurësi në historinë 75-vjeçare të Izraelit.

Izraeli reagoi me sulme ajrore duke bombarduar Rripin e Gazës ndërsa ditë më parë filloi operacionet tokësore për eliminimin e grupit islamik të mbështetur nga Irani dhe për të siguruar lirimin e mbi 220 pengjeve të rrëmbyera në Izrael më 7 tetor.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, i cili më parë ishte kryeministër, tha se Netanyahu “shkeli vijën e kuqe” me shkrimin në rrjetin X.

“Përpjekjet për të shmangur përgjegjësinë dhe për të fajësuar institucionet e sigurisë e dobësojnë ushtrinë ndërsa po lufton armiqtë e Izraelit”, tha ai.

Yossi Cohen, i cili drejtoi agjencinë e zbulimit Mossad nën qeveritë e mëparshme të Netanyahut, i tha Radios Izraeli: “Përgjegjësia merret që në fillim të punës, jo nga mesi”./VOA

Previous Post

Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup

Next Post

Takim Pendarovski-Von der Leyen

Related Posts

Aktuale

Izraeli nis ofensivën tokësore në Gaza, 60 mijë rezervistë thirren në shërbim

21/08/2025
Botë

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

21/08/2025
Botë

Polonia për rrëzimin e dronit ushtarak: Rusia po provokon sërish vendet e NATO-s

20/08/2025
Botë

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gazë mund të dërgojë në katastrofë të plotë

20/08/2025
Botë

Izraeli miraton projektin që mund të ndajë në dysh Bregun Perëndimor

20/08/2025
Botë

Ngadalësimi dramatik i shkrirjes së akullit habit shkencëtarët, a po ripërtërihet Arktiku?

20/08/2025
Next Post
Takim Pendarovski-Von der Leyen

Takim Pendarovski-Von der Leyen

Çarshia si muze i gjallë: Bujar Osmani 8 masa për ringjalljen e zejtarisë

21/08/2025

Osmani aktivizon “Roja e Ndërtimit”, mekanizëm kundër kaosit urban në Çair

21/08/2025

Kryeparlamentari Gashi: Ylli që ndriçoi Shkupin! Një artist i jashtëzakonshëm, zë i çiltër i një kombi me shpirt të madh

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk