Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Netanyahu: Izraeli ka nisur fazën e dytë të luftës në Gaza

29/10/2023
Netanyahu: Izraeli ka nisur fazën e dytë të luftës në Gaza
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se forcat izraelite kanë filluar fazën e dytë të luftës në Gazë, ndërsa vazhdojnë trysninë kundër militantëve të Hamasit me operacione tokësore.

Popullata e rrethuar e Gazës nuk ka asnjë komunikim me botën e jashtme pasi avionët izraelitë vazhduan bombardimet dhe ushtria izraelite tha se po përgatitej për ofensivën nga toka kundër militantëve të Hamasit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, kryeministri Netanyahu paralajmëroi se lufta do të ishte e gjatë dhe e vështirë dhe përsëriti apelin e Izraelit drejtuar civilëve palestinezë për t’u evakuuar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, ku Izraeli ka përqendruar sulmin.

Ai premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar më shumë se 200 pengjet që janë rrëmbyer nga Hamasi.

“Kjo është faza e dytë e luftës, objektivat e së cilës janë të qarta – të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe të kthejë pengjet në shtëpitë e tyre”, u tha zoti Netanyahu gazetarëve.

Izraeli ka izoluar dhe bombarduar Gazën për tre javë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e 1400 izraelitëve në ditën më vdekjeprurëse të historisë 75-vjeçare të vendit.

Vendet perëndimore në përgjithësi kanë mbështetur atë që ata thonë se është e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, por ka pasur shqetësime në rritje ndërkombëtare lidhur me numrin e bombardimeve dhe thirrje për një pauzë për të lejuar ndihmat të hyjnë në Gazë.

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës, me 2.3 milionë banorë, nën kontrollin e Hamasit, thonë se 7,650 palestinezë janë vrarë në fushatën e Izraelit për të zhdukur militantët.

Shumë ndërtesa janë kthyer në rrënoja dhe banorët e Gazës kanë mungesa në ushqime, ujë, karburant dhe ilaçe. Gjendja e tyre u përkeqësua të premten në mbrëmje, kur shërbimet telefonike dhe interneti u ndërprenë – pasuar nga bombardime të fuqishme gjatë natës.

Megjithëse nuk kishte shenja për një ndërhyrje masive, Izraeli tha se trupat e dërguara në Gaza të premten në mbrëmje vazhdonin të ishin në terren, duke vënë në shënjestër infrastrukturën, përfshirë rrjetin e gjerë të tuneleve të ndërtuar nga Hamasi./ VOA

Previous Post

Media serbe: Rita Ora bëhet bashkë me serbin, reagimi i papritur (VIDEO)

Next Post

Gjithçka në 60 sekonda: ky është realiteti i palestinezëve në Rripin e Gazës

Related Posts

Botë

Kamala Harris sinjalizon rikthim në garën presidenciale të vitit 2028: Misioni im politik nuk ka mbaruar

25/10/2025
Botë

Mungesa e fuqisë punëtore, Italia hap dyert për punonjësit e huaj

25/10/2025
Botë

Nuk ka qetësi në burg/ Ish-presidenti Nicolas Sarkozy kërcënohet nga të burgosurit e tjerë, videoja bëhet virale në rrjet

25/10/2025
Botë

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025
Botë

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Botë

Ky shtet ndalon hedhjen e ushqimit, detyron supermarketet ta japin për njerëzit në nevojë

24/10/2025
Next Post
Gjithçka në 60 sekonda: ky është realiteti i palestinezëve në Rripin e Gazës

Gjithçka në 60 sekonda: ky është realiteti i palestinezëve në Rripin e Gazës

Mickoski për Ramadanin: Veprim kaq egoist nuk është parë në historinë e re të Maqedonisë

26/10/2025

VMRO nuk e pranon humbjen në Çashkë, përgatit ankesa për në Gjykatën Administrative?

26/10/2025

Zgjedhjet lokale, Arsim Dalipi merr mbështetjen e Besnik Asanit

26/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk