Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Netanyahu: Izraeli ka filluar fazën e dytë të luftës në Gazë

28/10/2023
Netanyahu: Izraeli ka filluar fazën e dytë të luftës në Gazë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se forcat izraelite kanë filluar fazën e dytë të luftës në Gazë, ndërsa vazhdojnë trysninë kundër militantëve të Hamasit me operacione tokësore.

Popullata e rrethuar e Gazës nuk ka asnjë komunikim me botën e jashtme pasi avionët izraelitë vazhduan bombardimet dhe ushtria izraelite tha se po përgatitej për ofensivën nga toka kundër militantëve të Hamasit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, kryeministri Netanyahu paralajmëroi se lufta do të ishte e gjatë dhe e vështirë dhe përsëriti apelin e Izraelit drejtuar civilëve palestinezë për t’u evakuuar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, ku Izraeli ka përqendruar sulmin.

Ai premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar më shumë se 200 pengjet që janë rrëmbyer nga Hamasi.

“Kjo është faza e dytë e luftës, objektivat e së cilës janë të qarta – të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe të kthejë pengjet në shtëpitë e tyre,” u tha zoti Netanyahu gazetarëve.

Izraeli ka izoluar dhe bombarduar Gazën për tre javë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e 1400 izraelitëve në ditën më vdekjeprurëse të historisë 75-vjeçare të vendit.

Vendet perëndimore në përgjithësi kanë mbështetur atë që ata thonë se është e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, por ka pasur shqetësime në rritje ndërkombëtare lidhur me numrin e bombardimeve dhe thirrje për një pauzë për të lejuar ndihmat të hyjnë në Gazë.

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës, me 2.3 milionë banorë, nën kontrollin e Hamasit, thonë se 7,650 palestinezë janë vrarë në fushatën e Izraelit për të zhdukur militantët.

Shumë ndërtesa janë kthyer në rrënoja dhe banorët e Gazës kanë mungesa në ushqime, ujë, karburant dhe ilaçe. Gjendja e tyre u përkeqësua të premten në mbrëmje, kur shërbimet telefonike dhe interneti u ndërprenë – pasuar nga bombardime të fuqishme gjatë natës.

Megjithëse nuk kishte shenja për një ndërhyrje masive, Izraeli tha se trupat e dërguara në Gaza të premten në mbrëmje vazhdonin të ishin në terren, duke vënë në shënjestër infrastrukturën, përfshirë rrjetin e gjerë të tuneleve të ndërtuar nga Hamasi.

Previous Post

Mike Pence tërhiqet nga gara për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

Next Post

Erdogan: Masakra në Gaza është tërësisht vepër e Perëndimit

Related Posts

Botë

Kaos i ri në Francë, 800.000 njerëz pritet të dalin në rrugë

18/09/2025
Botë

​Sot shënohet Dita e Respektit

18/09/2025
Botë

Të shtëna me armë në Pensilvani, vriten 3 oficerë policie

18/09/2025
Botë

Aksident i katërfishtë në Greqi, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

18/09/2025
Botë

Putin “po i teston limitet”, paralajmëron Merz

17/09/2025
Botë

Gruaja e Navalny publikon provat: Vdekja e tij në burg si pasojë e helmimit

17/09/2025
Next Post
Erdogan: Masakra në Gaza është tërësisht vepër e Perëndimit

Erdogan: Masakra në Gaza është tërësisht vepër e Perëndimit

Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane

18/09/2025

Kosova me përparim historik në renditjen e FIFA-s, ngrihet edhe Shqipëria

18/09/2025

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit dhe gjatë mandatit të tyre kanë nisur procedurat për bankën serbe

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk