Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

“Nëse Kushtetuesja vendos për zgjedhje të reja, shumica e deputetëve nuk do të rizgjedhën”

05/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pritje të një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese për të vazhduar tutje në përpjekje të konstituimit të kuvendit.

Më datën 8 gusht është data kur kjo gjykatë do të dalë me një verdikt të ri. Vendimi i fundit që mori Kushtetuesja nuk prodhoi rezultat. Kosova tash e gjashtë muaj ka mbetur pa institucione të reja, që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt.

Nuk është hera e parë që deputetët i janë drejtuar Kushtetueses për t’ua zgjidhur mosmarrëveshjet politike. E kësaj radhe, pozitë e opozitë nuk arritën të sigurojnë votat e përbashkëta për të vazhduar tutje me formimin e institucioneve.

A mund të llogaritet kjo si një ‘paaftësi’ e deputetëve të zgjedhur? Analisti politik, Skender Zogaj thotë se, kjo legjislaturë e deputetëtve të Kuvendit të Kosovës, që nga koha e fushatës parazgjedhore e patën nisur punën mbrapsh.

“Për mua ka qenë ka qenë e pritshme që edhe rezultatin ta kishte të mbrapshtë! Listat zgjedhore të të gjitha partive politike kanë qenë aspak dinjitoze, madje të lyera me dhjam thiu, sepse, kandidaturat nuk e kanë pas kriter vlerën e kandidatëve ndaj shtetit, por e kanë pasë ndaj “shefqetit” që i ka saju listat. Prandaj një numër i madh i fituesve të votave janë bërë deputetë pa qenë të merituar për të hy në Kuvend”, thotë Zogaj.

Analisti Zogaj thotë se, kjo u vërtetu për 5 muaj radhazi kur deputetët e luajtën rolin e karaxhozëllëkut duke e degraduar në ekstrem lirinë dhe pavarësinë demokratike e njerëzve të Republikës së Kosovës.

“Por, më të poshtëruarit janë vet deputetët që u vet diskualifikuan dhe tash po mrizojnë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ua tregoj ku e kanë vendin! Gjykata e shkretë e sikletosur nga sulmet politike dhe gjendja anarkike e vendit, e ka shumë vështirë të gjej zgjidhje ligjore problemeve politike që subjektet partiake i kanë krijuar jo paqëllim, por sepse janë në hall me vetveten, sepse e kanë humbur besimin e votuesve dhe nuk kanë i fije vizioni për vendin dhe popullin. Se çfarë do të jetë vendimi i Gjykatës kushtetuese nuk mund të paragjykoj, por e kam thënë dhe e them me bindje të thellë, duhet të hapet udha e zgjedhjeve të reja, sepse çdo lloj improvizimi i kalkuluar, e thellon krizën dhe e çon vendin kah kriza edhe më e thellë”, thekson ai.

Zogaj thotë se zgjedhjet e reja nëse mbahen, shumica e deputetëve të zgjedhur do ta kenë të pamundur të rizgjedhen.

“Zgjedhjet e reja nuk është se kanë për të prodhuar ndonjë “çelës magjik” por të paktën do të jetë rast i testimit të rezultatit të elektoratit, që duke qenë i mirënjohur me shfaqjen komiko tragjike të luajtur në Kuvendin e Kosovës, them bindshëm, shumicës së deputetëve nuk do t’ua mundësojë që të vazhdojnë të ulen në Kuvend! Pa ndodh kjo, nuk ka ecje përpara”, thotë ai.

Previous Post

Maqedonia me ambasadorë të rinj në Arabinë Saudite, Danimarkë, Suedi dhe Shqipëri

Next Post

BDI: Alarmante, 74 punësime në armatë dhe mbrojtje, vetëm 1 shqiptar

Related Posts

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Aktuale

Zgjedhjet lokale, voton kryeministri Kurti – ja thirrja e tij për qytetarët

12/10/2025
Kosovë

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Next Post

BDI: Alarmante, 74 punësime në armatë dhe mbrojtje, vetëm 1 shqiptar

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025

Pesë filmat që shënjuan jetën e Diane Keaton

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk