Kur zgjidhni një PIN për diçka, është veçanërisht e rëndësishme që ai të mos jetë një numër i lehtë që çdokush mund ta hamendësojë.
Megjithatë, disa njerëz ende nuk e kanë mësuar mësimin e tyre.
PIN-i më i përdorur në botë është ai klasik – “1234”, sipas një analize të bazave të të dhënave të rrjedhura nga faqja e internetit Information is Beautiful.
Ky PIN është përdorur në 11 për qind të rasteve të analizuara, i ndjekur nga: “1111”, “0000”, “1212” dhe “7777”.
Janë analizuar më shumë se 3.4 milionë raste kur bazat e të dhënave kanë rrjedhur në internet, transmeton Telegrafi.
Përveç kombinimeve që përmbajnë numra të njëjtë ose ngjitur (p.sh. “2323” ose “5656”), një gabim tjetër që bëjnë njerëzit është zgjedhja e datës së lindjes për PIN-in e tyre.
Këtu është lista e plotë e 10 PIN-ve më të zakonshëm që përmbajnë numra:
 1234
 1111
 0000
 1212
 7777
 1004
 2000
 4444
 2222
 6969
Një gjë interesante – siç thamë, janë analizuar 3.4 milionë PIN, dhe ekspertët thonë se pas 61 përpjekjesh hakerët mund të merrnin me mend një të tretën e tyre, dhe me 462 përpjekje do të ishte e mundur të hamendësohej gjysma (1.6 milion).
Pas listës së më të zakonshmeve, ekziston edhe një listë me 10 PIN-të më të rrallë që përmbajnë numra:
8557
 8438
 9539
 7063
 6827
 0859
 6793
 0738
 6835
 8093









