Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Shqipëri

Nën masën “Detyrim paraqitje”, Berisha: Akuza pa bazë dhe sulm politik nga Edi Rama

21/10/2023
Nën masën “Detyrim paraqitje”, Berisha: Akuza pa bazë dhe sulm politik nga Edi Rama
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hashash në repart ushtarak, Berisha kërkon dorëheqjen e Peleshit: Ushtri si e talebanëve
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur për masën e vendosur ndaj tij nga GJKKO dhe arrestimit të dhëndrit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i quajti akuzat e ngritura rreth tij si të pabaza dhe të stisura nga kryeministri Edi Rama.

“Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë.

Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.

Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Ramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.

Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj.

Këto masa dhe çdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.

Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.

Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë”, tha Berisha.

Previous Post

KB Çair shpartallon Vardarin

Next Post

Ngrënia e thonjve – vesi i keq që nxit infeksionet

Related Posts

Shqipëri

Brukseli përgëzoi Shqipërinë për kapitujt e negociatave, reagon Rama: Të ecim përpara, së bashku

04/11/2025
Shqipëri

Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

02/11/2025
Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Shqipëri

Ardian Nuhiu trajneri i ri i Tiranës

31/10/2025
Shqipëri

SPAK-u ngre aktakuzë ndaj zëvendëskryeministres së Shqipërisë, Belinda Balluku

31/10/2025
Shqipëri

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet ditë zie

31/10/2025
Next Post
Ngrënia e thonjve – vesi i keq që nxit infeksionet

Ngrënia e thonjve – vesi i keq që nxit infeksionet

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk