Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT u shënua Dita Botërore e Ushqimit

16/10/2023
Në UT u shënua Dita Botërore e Ushqimit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me moton “Uji është jetë, uji është ushqim”, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Për nder të kësaj dite u organizua edhe një panel diskutimi, në të cilin referuan panelistët: Prof. Dr. Yunus Emre Tuncil, Prof. Dr. Seda Tuncil, Dr. Nazif Jashari dhe Mr. Sc. Arsim Iseni. Ata në diskutimet e tyre kryesisht u fokusuan në rolin dhe rëndësinë që ka uji në shëndetin e njeriut.
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi tha se shënimi i Ditës Botërore të Ushqimit në Universitetin e Tetovës është shndërruar në një manifestim tradicional dhe se ky është viti i 6-të me radhë që shënohet dhe për çdo vit jemi përkujdesur që të diskutojmë tema të ndryshme, që kryesisht kanë të bëjnë me problemet e të ushqyerit në nivel botëror duke u bazuar në moton e Organizatës Botërore për Bujqësi dhe Ushqim. “Ne si fakultet bashkë edhe me disa institucione të tjera dhe kompani private dëshirojmë që ta sensibilizojmë opinionin publik me problemin e ujit për pije, gjithnjë bazuar në moton e Organizatës Botërore për Bujqësi dhe Ushqim: “Uji
është jetë, uji është ushqim”. Nëse e shohim në aspekt të ndërtimit të çdo organizmi, pjesa dërmuese ose 95% e organizmit është ujë dhe pikërisht këtu tema kryesore është uji. Kohëve të fundit, në vend që të pakësohen problemet me ushqimin pas pandemisë globale Covid 19, pastaj lufta Rusi-Ukrainë, e sidomos tani më kjo e fundit Palestinë – Izrael, besoj se do ta thellojnë edhe më shumë krizën e ushqimit në nivel botëror dhe ne duhet të jemi sa më të vëmendshëm, duke shtuar kujdes edhe më të madh”, tha dekani Prof. Dr. Xhezair Idrizi.
Drejtori i Kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemali Dauti, në fjalën e tij u shpreh se, që nga themelimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në vitin 2005 e këndej jemi munduar që fokusin kryesor ta kemi në lidhshmërinë e biznesit me shkencën. “Ndër to është edhe Universiteti i Tetovës, me të cilin kemi bashkëpunim të ngushtë në të gjitha programet studimore që janë kompatibile për bizneset e fushave të ndryshme, sidomos me Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, me të cilin në mënyrë permanente kemi një bashkëpunim, që e lidhim edhe me kompanitë që merren me ushqim. Jemi prezentë çdo vit në këtë aktivitet. Këtë vit, tema e këtij manifestime është lidhur me problemet e ujit dhe kualitetin e të ushqyerit. Ne kemi anëtarët tanë që merren me trajtimin apo ambalazhimin dhe shitjen e ujit, që do të jenë të kyçur drejtpërdrejtë me këtë temë, por edhe të shfrytëzojnë ekspertët, profesorët, studiuesit e fakultetit në veprimtarinë e tyre”, theksoi Xhemali Dauti.
Në panelin kushtuar Ditës Botërore të Ushqimit ndër të tjera u tha se ky manifestim shënohet që nga viti 1981 dhe ka për qëllim sensibilizimin e politikëbërësve mbi rëndësinë e ushqimit, rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e kombeve. Çdo vit, temat të cilat janë përcaktuar kanë qenë të ndryshme, me të vetmen arsye, atë të përmbushjes së objektivave të mijëvjeçarit për zhdukjen e urisë dhe varfërisë, si dhe uljen e vdekshmërisë dhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve.

Previous Post

Mozzik: Hajdutët ma thyen shtëpinë, morën 100 mijë euro, orë, ari e armë e me leje

Next Post

Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, Serbia të zbatojë marrëveshjen bazike

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, Serbia të zbatojë marrëveshjen bazike

Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, Serbia të zbatojë marrëveshjen bazike

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk