Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT u shënua 21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë

21/03/2023
Në UT u shënua 21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës, sot u shënua 21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë. Për shënimin e këtij manifestimi u përkujdesën studentët dhe mësimdhënësit e Programit studimor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të fakultetit Filologjik.

Dekani i këtij fakulteti, Prof. Dr. Berton Sulejmani tha se krahas punës arsimore e shkencore Fakulteti Filologjik është bartës edhe i shumë aktiviteteve të rëndësishme me karakter kombëtar e ndërkombëtar. “Angazhimi i stafit akademik prore i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë iniciativat e studentëve tanë me të gjitha mundësitë e kapacitet që kemi. Përurimi i revistës së studentëve “Përtej”, sa është gëzim e krenari për studentët, po aq njëkohësisht është edhe për ne, stafin akademik. Andaj, ky eveniment paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për studentët, që para publikut ta demonstrojnë atë që kanë mësuar dhe në këtë mënyrë të promovojnë veten, fakultetin dhe universitetin tonë”, theksoi Prof. Dr.
Berton Sulejmani.

Në manifestimin kushtuar Ditës Botërore të Poezisë u bë edhe promovimi i numrit të ri të revistës studentore “Përtej”, revistë e cila këtë vit shënon 10-vjetorin e daljes së saj. Rreth përmbajtjes së revistës dhe temave që trajton ajo, foli Mr. Sc. Adelina Xhaferi, kurse nxënësja e gjimnazit të Gostivarit, Qëndresa Sulejmani lexoi prozën e saj të botuar në këtë revistë, me titull: Familja – Mjedisi i parë.

Në këtë manifestim e pranishme ishte edhe fituesja e çmimit letrar “Kadare” për vitin 2023, Nurije Emurllai. Me këtë rast, profesor Fatmir Sulejmani në fjalën e tij tha se, Nurie Emurllai është njëra ndër 5-6 krijueset e reja që kanë dalë nga Universiteti ynë, e cila, në sajë të vlerës estetike të veprave të botuara gjatë 2-3 viteve të fundit, u bë e njohur në mbarë hapësirën kulturore shqiptare. “Poezia e Nurie Emurllait, artistes së urtë, të zgjuar dhe të vyeshme, fjalë pakë dhe modeste, e cila që me botimet e para dëshmoi se shkruan ndryshe nga të tjerët, se shkruan me jetën e saj, se është zë i veçantë i poezisë së sotme shqipe, që sigurisht do të popullarizohet së shpejti edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Prof. Dr. Fatmir Sulejmani.

Më pas, profesoresha Nurije Emurllai shprehu falënderime ndaj kolegëve të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë studimeve e deri më tani. Ndër të tjera, ajo u shpreh se çdo student gjatë kohës së studimeve në fakultet rritet e maturohet për jetë, dhe të gjithë ne jemi me fat që jemi rritur mendërisht e profesionalisht nga profesorë, që jo vetëm i motivuan, por si fëmijë të tyre na dhanë mundësi edhe më të mëdha, gjithnjë duke besuar tek ne.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për sukseset e shënuara si krijuese letrare, Rektori i
Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, profesoreshës Nurije Emurllai i dhuroi një pikturë me Shtëpinë e Alfabetit në Manastir dhe Monografinë e Universitetit të Tetovës. Ky aktivitet u përmbyll me disa recitime nga studentët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zymbyle Ameti, Sibora Hoxha, Fatjona Karpuzi, Altina Sulejmani, Egzona Misimi, të shoqëruara në violinë nga studenti i Fakultetit të Arteve, Benjamin Menga.

Previous Post

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes së Kosovë- Serbi?

Next Post

Erdogan sërish kandidat për president

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Erdogan sërish kandidat për president

Erdogan sërish kandidat për president

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk