Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT u promovua libri “Enciklopedia imagjinare – postroman” i Prof. Dr. Bajram Kosumi

11/03/2024
Në UT u promovua libri “Enciklopedia imagjinare – postroman” i  Prof. Dr. Bajram Kosumi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës u bë promovimi i librit “Enciklopedia imagjinare – postroman” i autorit Prof. Dr. Bajram Kosumi. “Enciklopedia imagjinare – postroman” i autorit Prof. Dr. Bajram Kosumi është eksperiment i madh me letërsinë: me zhanrin letrar, me tematikën dhe me tipin e ligjërimit. Ndryshimi shfaqet që në titull i cili përmban një element shkencor – enciklopedinë dhe një element artistik – imagjinatën.
Në promovimin e kësaj vepre ishin të pranishëm një numër i madh personalitetesh nga jeta akademike intelektuale e shoqërore.
Pjesëmarrësve në këtë promovim, me fjalë rasti iu drejtua Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i cili fillimisht falënderoi autorin e librit për kontributin e që ka dhënë në botimin e kësaj vepre të veçantë dhe njëkohësisht falënderoi atë për përzgjedhjen që ka bërë që librin e tij ta promovojë para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Tetovës

Për rëndësinë, përmbajtjen dhe mesazhin që përcjell libri folën recensentët e librit.
Prof. Dr. Agim Vinca tha se “Enciklopedia imagjinare” është një vepër që vlen të lexohet madje edhe të rilexohet si për shkak të përmbajtjes së saj ashtu edhe për hir të rrëfimit të shkathët dhe është sikur të hysh në një pyll të madh dhe të dendur ku në çdo hap sheh peizazh mahnitës, por edhe skena dhe pamje të frikshme.

Ndërsa Prof. Dr. Ismail Syla u shpreh se në këtë libër elementi enciklopedik shpërfaq një mendim të thellë për njerëzit, veprimet, proceset dhe për shfaqjet psikologjike, sociale e historike në jetën e ishullarëve ndërsa elementi imagjinar shpërfaq një botë pa kufi, të njëmendësisë e të nënvetëdijes, të historisë e të imagjinatës, në tri kohë, ku jetojnë dhe lënë gjurmë ishullarët.

Vlerësime për librin e Prof. Dr. Bajram Kosumit bëri edhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Salajdin Salihi. Ai ndër të tjera theksoi: “‘Enciklopedia imagjinare’ është shkruar me mendje, shpirt, dhembje dhe me doza humori. Është libër që nuk shërben si referencë për studime shkencore dhe as për të bërë karrierë akademike. Ky është libër për ata që e duan diçka pa interes, ashtu sikurse Kanti e përkufizoi të bukurën.Tani e tutje e kam edhe një shkrimtar të preferuar: ai është Bajram Kosumi.”
Ndërsa autori i librit, Prof. Dr. Bajram Kosumi u shpreh se e vetmja gjë që nuk mundet askush të ta marrë, është koha. Ai theksoi: “Ky është koncepti themelor i këtij libri, koha është jotja, ti je mbreti i kohës sate. Dhe nëse ti e gjen çelësin ta shfrytëzosh kohën tënde, ti je gjeniu, ti je fitimtar. Ti e fiton edhe burgun, edhe robërinë, sepse ne tentojmë të mos harrohemi. Unë erdha në përfundim se çdo fjalë mund të jetë një çelës, dhe mund të jetë fjala kyçe e vetë jetës së njeriut.” https://www.facebook.com/share/p/TNbCf6aSHdo1XMKm/?mibextid=oFDknk

Previous Post

“Më mirë për Tetovën”: Partitë me një procedurë të shkurtë bllokojnë pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në të gjitha zgjedhjet në vend

Next Post

Pertovska:Kompani e dyshimtë ruse ka tentuar të fitojë tender në Ministrinë e Mbrojtjes

Related Posts

Maqedoni

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

10/09/2025
Maqedoni

Shkëndija e fiton 9:0 Jeni Malen, kualifikohet edhe Shkupi

10/09/2025
Maqedoni

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikun serb Vuk, sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë së RMV-së

10/09/2025
Aktuale

Formohet Këshilli Kombëtar për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, e udhëheqë Zëvendëskryeministri Fetai

10/09/2025
Maqedoni

Aliu: Po formohet Këshilli Shëndetësor – politikat shëndetësore do të marrin mbështetje profesionale dhe shkencore

10/09/2025
Maqedoni

Ash Taravari: Decentralizimi dhe Siguria Publike, shtylla të një shteti funksional

10/09/2025
Next Post
Pertovska:Kompani e dyshimtë ruse ka tentuar të fitojë tender në Ministrinë e Mbrojtjes

Pertovska:Kompani e dyshimtë ruse ka tentuar të fitojë tender në Ministrinë e Mbrojtjes

Në Kosovë njerëzit po “rinohen” me botox e fillera fallc, ja çfarë gjeti Dogana

10/09/2025

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10/09/2025

Kasami dhe Memishi në Dobrosht priten nga veterani i sportit Nizam Iljazi

10/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk