Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT u prezantuan bursat e Ambasadës së SHBA-ve që ndahen për studentët dhe kërkimet postdoktorale

13/05/2024
Në UT u prezantuan bursat e Ambasadës së SHBA-ve që ndahen për studentët dhe kërkimet postdoktorale
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës sot u bë prezantimi i bursave për studentë dhe për kërkime
postdoktorale të financuara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.
Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Safet Emruli tha se mbështetja e studentëve dhe stafit akademik me bursa nga Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë është ndër ngjarjet më të veçanta. “Është për t’u përshëndetur ky bashkëpunim, mundësia për të studiuar në universitetet e SHBA-ve është diçka që çdokush nga stafi akademik dhe studentët duhet ta kenë për synim. Kjo mundësi na ofrohet përmes ambasadës së SHBA-ve ndërsa studentët dhe profesorët shfaqin interes të kënaqshëm për të fituar këto bursa. Deri më tani nga Fakulteti Juridik janë me dhjetëra profesorë të cilët kanë ndjekur studimet postdoktorale në programe të ndryshme të universiteteve të SHBA-ve, por ka edhe shumë studentë dhe profesorë të fakulteteve tjera të Universitetit tonë.” – theksoi Prof. Dr. Safet Emruli Prezantimin e bursave për studentët dhe profesorët e bëri specialisti i programeve për edukim në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup z. Gazmend Iljazi. Ai tha se është një numër shumë i madh i bursave që ndahet dhe kohës së fundit ka rritje të mundësive për studime në SHBA nëpërmjet programeve të ndryshme si programi Fullbright. “Këtë vit siç edhe jeni të informuar kemi edhe marrëveshje të re me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe shpresojmë që edhe numri i bursave të jetë edhe më i madh krahasuar me vitet e kaluara, por përveç asaj bëmë prezantime edhe për studentët të cilët dëshirojnë të studiojnë studime deriplomike, studime të ndryshme profesionale në
SHBA dhe mundësitë e tjera që studentët mund të kenë interes për të aplikuar. Vetë fakti që ka vazhdimësi paraqitja dhe prezantimi i programeve tregon se është i suksesshëm. Ne mund të themi me plot bindje se deri më tani nuk kemi asnjë student që ka studiuar në SHBA nëpërmjet programeve tona dhe që ka ngelur në SHBA, ose ndonjë student që ka studiuar atje dhe është i papunë, pothuajse 100 për qind e rasteve të gjithë janë të sistemuar për shkak të aftësive dhe njohurive të cilat ato i zënë në Universitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – u shpreh z. Gazmend Iljazi.
Universitetet të cilat ofrohen nëpërmjet programeve që ofron Ambasada e SHBA-ve janë
universitetet më të mira në SHBA dhe programet studimore i plotësojnë të gjitha kriteret dhe çdo gjë është e nivelit të lartë shkencor dhe mësimor. Interesimi i studentëve dhe profesorëve në këtë prezantim ishte i kënaqshëm.

Previous Post

UT-ja dhe Instituti për Lidership dhe Politika Publike nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Next Post

Miqësoret e qershorit/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë

Related Posts

Maqedoni

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

10/05/2025
Maqedoni

Muhedin Brava do të jetë Shef i shtabit zgjedhor i ASH-së për Çair

10/05/2025
Maqedoni

Transformimi i zyrave të Librave Amë, Fazliu: Premtimi po bëhet realitet (FOTO)

10/05/2025
Maqedoni

Vullnet dhe Zamira Dauti i bashkohen VLEN-it!?

10/05/2025
Maqedoni

Profesori nga Maqedonia: Opozita me mision si Rama, Ahmeti e Vuҫiqi duan ta pengojnë Albin Kurtin

10/05/2025
Maqedoni

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

10/05/2025
Next Post
Miqësoret e qershorit/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë

Miqësoret e qershorit/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë

Raportohet se Trumpi po përgatitet ta njohë shtetin palestinez

10/05/2025

Taravari: Më mirë të dalim në opozitë!

10/05/2025

Muhedin Brava do të jetë Shef i shtabit zgjedhor i ASH-së për Çair

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk