Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT u mbajt orë letrare për Gjergj Fishtën dhe Faik Konicën

05/12/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në 84-vjetorin e lindjes së themeluesit dhe Rektorit të parë historik të Universitetit të Tetovës, Fakulteti Filologjik përmes programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe organizoi orë letrare me temë: “Gjergj Fishta dhe Faik Konica dy shtyllat e mendimit dhe kulturës kombëtare shqiptare”.

Në këtë orë letrare u diskutua se si këta dy titanë të mendimit, bashkëpunuan dhe polemizuan; si përfaqësuan botëkuptime të ndryshme, për të njëjtin qëllim: zhvillimin dhe fuqizimin e Shqipërisë.

Dekani i Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani në fjalën e tij theksoi se muaji dhjetor na jep mundësinë të nderojmë figura madhore të historisë dhe kulturës shqiptare si: Gjergj Fishtën shkrimtarin kombëtar dhe poetin më të madh epik të shekullit XX, Faik Konicën mjeshtrin e fjalës shqipe, dhe Fadil Sulejmanin themeluesin e Universitetit të Tetovës. “Fakulteti ynë sot përmes Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe organizon këtë aktivitet letrar, i pari që zhvillohet në hapësirat e Këndit të kujtesës të Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, themeluesit dhe Rektorit historik të Universitetit të Tetovës. Shpresojmë që të shërbejë si nxitje për organizime tjera të ngjashme të cilat do të ndihmojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.” – tha dekani Prof. Dr. Berton Sulejmani.

Më pas profesoresha Nertila Ramadani foli për temën “Lirika e kryengritjes e Gjergj Fishtës” ndërsa profesoresha Albulena Dehari u fokusua tek “Roli i Gjergj Fishtës në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar”.

Për rolin e Faik Konicës në ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare foli profesoresha Kaltrina Sadiki kurse për kritikat dhe vizionin e Faik Konicës për evropianizimin e Shqipërisë ligjëroi profesoresha Zymbyle Ameti.

Në këtë orë letrare u recituan edhe poezitë “Atdheu” nga studentja Egzona Misini dhe “Vajtim për robëri të shqiptarëve” nga studentja Sibora Hoxha. Ngjarja u përmbyll me një pikë artistike të interpretuar në violinë nga studentja e Fakultetit të Arteve Zulejha Saiti.

Previous Post

Eksperti nga Hungaria, Mr. Zoltán Győri e vizitoi Universitetin e Tetovës

Next Post

39-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten me çekiç, prej një jave mbante trupin në banesë

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Next Post

39-vjeçari shqiptar vret bashkëshorten me çekiç, prej një jave mbante trupin në banesë

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk