Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në UT u mbajt ligjëratë e hapur me temë “Toka, burim i jetës”

24/04/2023
Në UT u mbajt ligjëratë e hapur me temë “Toka, burim i jetës”
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i Universitetit të Tetovës, përmes një ligjërate të hapur me temë “Toka, burim i jetës”, e shënoi 22 Prillin, Ditën Botërore të Tokës.
Dekani i këtij fakulteti, Doc. Dr. Bardhyl Limani tha se, qëllimi i shënimit të kësaj dite përmes këtij aktiviteti është të krijojmë mjedis pune stimulues për stafin, studiuesit, studentët, të ndjehemi të lirë të ndajmë ide, diskutojmë mundësitë dhe sfidat, praktika dhe pyetje të ndryshme. “Me anë të këtij aktiviteti, dhe shumë të tjerave, që besoj do t’i realizojmë në vazhdimësi, ne shpresojmë që kolektivisht të inkurajojmë ngritjen e Fakultetit tonë, vetë-fuqizimin e studentëve, motivimin e maturantëve për studime në bujqësi, me të vetmin qëllim, për të kontribuar në zhvillimin e bujqësisë, shkencës së kultivimit të tokës, prodhimtarisë bimore dhe shtazore”, tha Doc. Dr. Bardhyl Limani.
Prodekania për shkencë e këtij fakulteti, Doc. Dr. Zejnedije Ademi tha se në vijë me moton e Ditës së Tokës të këtij viti, ne duhet të reflektojmë mbi nevojën kritike për të investuar në planetin tonë. “Ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe ndotja janë vetëm disa nga sfidat që kërcënojnë shëndetin dhe mirëqenien e planetit tonë dhe të shoqërisë në tërësi, të cilat kërkojnë veprime të menjëhershme për të mbështetur praktikat e qëndrueshme zhvillimore, reduktimi i mbetjeve dhe mbrojtja e politikave mjedisore. Çdo hap i vogël që bëjmë mund të bëjë një ndryshim të madh”, theksoi Doc. Dr. Zejnedije Ademi.
Ky aktivitet u pasua nga ligjëratat e profesorëve të kësaj fushe. Profesori universitar Prof. Dr. Hazir Pollozhani në ligjëratën e tij foli mbi “Sfidat e Bujqësisë moderne”. Sipas tij, një prej përkufizimeve më të përhapura, bujqësia e qëndrueshme është një sistem prodhimi bujqësor që merr parasysh nevojat e tanishme dhe ato të ardhshme. “Në fakt, një nga shqetësimet e saj kryesore nuk është të dëmtojë burimet natyrore për përfitime të menjëhershme, duke shkaktuar dëmtime që do të bëhen të paqëndrueshme për gjeneratat e ardhshme. Prandaj, qëllimi është të zhvillojmë praktika bujqësore të afta për përdorimin racional të burimeve, duke siguruar mbrojtjen e biodiversitetit dhe duke kufizuar përdorimin e kimikateve, si pesticidet që mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Bujqësia e qëndrueshme është një qasje gjithëpërfshirëse, që në praktikë mund të zbatohet në shumë mënyra të ndryshme. Qëndrueshmëria bazohet në menaxhimin e ambientit jetësor, menaxhimin e tokës, menaxhimin e prodhimtarisë bimore, menaxhimin e blegtorisë, menaxhimin e ujit dhe mbrojtjen e integruar të bimëve”, nënvizoi mes tjerash Prof. Dr. Hazir Pollozhani.
Ndërsa Prof. Dr. Enver Isufi nga Instituti i Bujqësisë Biologjike i Durrësit, ligjëratën e tij e kishte titulluar “Bujqësia biologjike, afatgjatë e interesave ekonomike, ekologjike, sociale”. Ai gjatë ligjëratës u fokusua te bujqësia biologjike në botë, Evropë dhe Ballkan. “Në botë, sipas standardit të bujqësisë biologjike menaxhohet 75 milion hektarë, ose rreth 1,6 % e sipërfaqes bujqësore. Në Evropë menaxhohet 8,5 % e sipërfaqes sipas standardit biologjik. Në Ballkan, sipas vendeve me bujqësi biologjike menaxhohen nga 0,5-1 % e sipërfaqes së përgjithshme bujqësore. Vitin 2021, Komisioni dhe Parlamenti Evropian mori një vendim historik. Deri në vitin 2030 bujqësia biologjike të arrijë në 25 % të sipërfaqes bujqësore, ose mbi katër herë më tepër se sot. Dy ishin shtysat e këtij vendimi: Pengimi ngrohjes globale dhe Mësimi nga pandemia Covid 19, e cila tregoi se ushqimi i shëndetshëm e rrit imunitetin dhe kufizon sëmundjet. Pra, u pa më e arsyeshme të investojmë për ushqim më të mirë sesa për ilaçe më të mira”, deklaroi Prof. Dr. Enver Isufi.
Kurse Prof. Dr. Alirami Saliji, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe Bioteknologjisë në Universitetin e Tetovës foli për “Rolin e mbrojtjes integrale në bujqësi dhe mjedis”. “Mbrojtja integrale paraqet aplikim të kujdesshëm i të gjitha teknikave të mundshme për kontrollin e organizmave të dëmshëm me ç’rast pesticidet mbahen në nivelin e arsyeshmërisë ekonomike, me çka reduktohet ose minimizohet rreziku për shëndetin e njeriut dhe mjedisit jetësor. Në mbrojtjen integrale ndërmerren këto masa: Masat preventive, ku përfshihen masat ligjore, masat agroteknike dhe përdorimi i varieteteve të qëndrueshme. Pastaj bëhet identifikimi i organizmave dëmtues dhe vendosja e sistemit për monitorim. Më pas definimi i pragjeve ekonomike dhe në fund masat direkte për kontrollin e organizmave dëmtues, ku bëjnë pjesë: masat mekanike, masat fizike, masat biologjike, masat bioteknologjike dhe masat kimike”, u shpreh mes tjerash Prof. Dr. Alirami Saliji.
Aktiviteti për shënimin e Ditës Botërore të Tokës u përmbyll me një demonstrim praktik rreth mbrojtjes integrale të bimëve në ambientet e hapura në parkun e Universitetit, nga studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, të udhëhequr nga Prof. Dr. Alirami Saliji.

Previous Post

U promovuan tri vepra të Institutit në panairin mbarëkombëtar të librit akademik në Prishtinë

Next Post

Grupi punues këtë javë nis punën për ndryshime kushtetuese

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Grupi punues këtë javë nis punën për ndryshime kushtetuese

Grupi punues këtë javë nis punën për ndryshime kushtetuese

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk