Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT studiuesja Dr. Elona Gjata mbajti ligjëratë me temën: “Bilinguizmi në shoqëritë diverse: sfidë apo avantazh”

03/05/2024
Në UT studiuesja Dr. Elona Gjata mbajti ligjëratë me temën: “Bilinguizmi në shoqëritë diverse: sfidë apo avantazh”
0
SHARES
128
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës, më 2 maj 2024, studiuesja nga Tirana,
njëherit edhe drejtoreshë e “Albanian Institute of Cultural Studies (AICS)”, Dr. Elona Gjata, mbajti një ligjëratë interaktive me studentët, mbi temën “Bilinguizmi në shoqëritë diverse: sfidë apo avantazh”. Sipas saj, bilinguizmi si një fenomen në shoqëri diverse, gjithmonë është avantazh. Po ashtu ajo theksoi se Maqedonia e Veriut është rast i mirë studimi, pasi jetojnë nacionalitete të ndryshme, kësisoj edhe fliten gjuhë të ndryshme dhe kjo dëshmon se përdorimi i më shumë gjuhëve nuk rrezikon asnjë gjuhë, pasi ato zhvillohen paralelisht.
Kjo veprimtari u zhvillua përmes bashkëbisedimit me studentët, ku u diskutua për shumë
çështje, duke filluar nga vështirësitë për të qenë bilingualë, ambientet ku mund të mësohet më shumë se një gjuhë, ndikimi i familjeve me etni të ndryshme, e deri tek avantazhet e të qenit bilingual. Nga diskutimet e shumta, u konfirmua se e folura e më shumë se një gjuhe, sjell benefite të ndryshme në jetë dhe karrierë, pasi zgjerohet diapazoni i trurit dhe rritet niveli i inteligjencës, deri në atë shkallë sa mund edhe të prevenohen sëmundje si demenca apo alzheimeri. Studentët ishin mjaft aktivë gjatë kësaj ligjërate dhe shpeshherë ndërhynin për t’i plotësuar apo edhe për të kundërshtuar idetë dhe shembujt e profesoreshës Gjata.
Në përmbyllje të ligjëratës, të gjithë të pranishmit e plotësuan një formular lidhur me
bilinguizmin dhe mënyrat se si i kanë mësuar gjuhët e huaja, gjë e cila do t’i shërbejë profesoreshës për të formuar një opinion akoma më të fuqishëm rreth temës përkatëse.

Previous Post

F.C. Shkupi: Hyrja në ndeshjen ndaj K.F. Shkëndija do të jetë pa pagesë

Next Post

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Related Posts

Aktuale

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025
Maqedoni

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Maqedoni

E rëndë në Maqedoni – dy aksidente me fatalitet brenda pak orësh

02/11/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Votova me bindjen për paqe, barazi dhe dinjitet

02/11/2025
Aktuale

Ja sa votues dolën deri në ora 9:00 (VIDEO)

02/11/2025
Maqedoni

Rreth 1.600 vëzhgues po monitorojnë zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

02/11/2025
Next Post
Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Fronti Europian: Marrëveshje Kornizë Ekonomike për mundësi të barabarta, treg funksional dhe konkurrencë të ndershme

Muaji i së vërtetës, Shqipëria ka shansin e madh për Botërorin

02/11/2025

KSHZ: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa, jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%

02/11/2025

MPB-ja raporton 10-të shkelje të heshtjes zgjedhore

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk