Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT mbajti ligjëratë Faton Limani nga Universiteti i Harvardit

06/11/2023
Në UT mbajti ligjëratë Faton Limani nga Universiteti i Harvardit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në amfiteatrin e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, administratori i Departamentit të Letërsisë krahasuese i Universitetit të Harvardit në SHBA, Faton Limani, sot mbajti ligjëratë të hapur kushtuar “Gjuhës shqipe në Universitetin e Harvardit”. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihu, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, dekanë, profesorë dhe studentë.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani në fjalën e tij tha se studimet albanistike në SHBA kanë dhënë një ndihmesë me vlerë për njohjen e botës shqiptare, e kanë begatuar dijen dhe e kanë ushqyer miqësinë midis dy popujve. “Albanistët amerikanë kanë shtruar çështje themelore në studimet gjuhësore shqiptare. Përvoja e madhe në përshkrimin e gjuhëve, teknikat dhe metodat e zhvilluara për hulumtim në terren, kanë bërë që ata të jepnin vepra me peshë, siç janë përshkrimet e Eric P.Hamp-it, të
Leonard Newmark-ut, të Gary L.Bevington-it për fonologjinë gjenerative të shqipes, të Victor Friedman-it për morfosintaksën, të Brian Joseph-it për infinitivin e parë dhe në kontekst ballkanik, të Janet Byron-it për standardizimin e shqipes, të Lukas Tsitsipiis-it për gjendjen sociolinguistike të arbërishtes së Greqisë, të Philip Hubbard-it për sistemin foljor, të Mat Curtis-it për raportet e shqipes me gjuhët sllave, të Stavro Skendit për metrikën dhe epikën apo për historinë kulturore, të Arshi Pipës për letërsinë shqipe e italiane, të Peter Priftit për historinë më të re, të Nikolla Panos po ashtu për historinë e re, të Bernd Fischer-it për historinë e Luftës së Dytë Botërore e për periudhën e Zogut, e më të rinjve në fusha të ndryshme”, u shpreh Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Administratori i Departamentit të Letërsisë krahasuese i Universitetit të Harvardit në SHBA, Faton Limani ligjëratën e tij e zhvilloi në formë të bashkëbisedimit me studentët, ku u diskutua mbi disa pika të ndryshme, por kryesisht u bazua te lidershipi dhe mundësitë që studentët i kanë për të vijuar rrugëtimin e tyre arsimor- shkencor në SHBA.

Previous Post

Lloga liron nga detyra gjyqtarin Llazar Nanev

Next Post

Dafina Zeqiri e konfirmon: Do të martohem në 2024

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Dafina Zeqiri e konfirmon: Do të martohem në 2024

Dafina Zeqiri e konfirmon: Do të martohem në 2024

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk