Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në UT i filloi punimet Java e Veçantë Studimore 2024

14/10/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për të katërtin vit radhazi filluan punimet e Javës së Veçantë Studimore me temë: “Diversiteti natyror – biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – interkulturaliteti”. Kjo javë e veçantë studimore organizohet nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën “Arsimi” nga Zvicra.
Në hapjen zyrtare të punimeve të kësaj jave Rektori i UT-së Prof. Dr. Jusuf Zejneli theksoi se nëpërmjet aktiviteteve të cilat do të realizohen, në kuadër të Javës së Veçantë Studimore do të ofrohet një mundësi unike për të shqyrtuar këto dy forma të diversitetit krah për krah, duke kuptuar se si ato kryqëzohen dhe ndikojnë njëra-tjetrën. “ Ndërsa përballemi me ndikimet e përshpejtuara të ndryshimeve klimatike, shkatërrimit të habitateve dhe zhdukjes së specieve, bëhet më e qartë çdo ditë se ne duhet të thellojmë të kuptuarit tonë se si të ruajmë këtë shumëllojshmëri të pasur të jetës. Njëlloj, diversiteti kulturor është gjaku i shoqërisë njerëzore. Në botën tonë gjithnjë e më të globalizuar, aftësia për të përqafuar dhe vlerësuar dallimet, ndërkohë që nxit dialogun dhe mirëkuptimin, është më jetike se kurrë”-deklaroi Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Java e veçantë studimore këtë vit do të zhvillohet në fshatrat malore që gravitojnë në Komunën e Bogovinës. Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu në fjalën e tij falënderoi organizatorët për përzgjedhjen e fshatrave të komunës së Bogovinës për të studiuar dhe për të hulumtuar diversitetin natyror, biodiversitetin dhe diversitetin kulturor të këtyre vendbanimeve malore. Ai ndër të tjera shtoi se Komuna e Bogovinës do të ndihmojë në realizimin e këtij projekti me karakter edukativ arsimor dhe shkencor.
Dekani i Fakultetit Pedagogjik Prof. Dr. Lulzim Mehmedi shpalosi agjendën e aktiviteteve të cilat do të realizohen në kuadër të Javës së Veçantë Studimore: “ Tema e këtij viti, “Diversiteti natyror – biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – interkulturaliteti,” është një thirrje për të eksploruar dhe reflektuar mbi pasurinë e natyrës dhe kulturave tona. Dy ditët e para të kësaj jave do të fokusohen te mësimi dhe studimi, duke u përqendruar në diversitetin e metodave të mësimit dhe studimit. Qëllimi kryesor është që të mësojmë si të mësojmë dhe të studiojmë si të studiojmë, duke i analizuar në mënyrë të thelluar dhe kritike qëndrimet, sjelljet dhe veprimet tona ndaj diversitetit në nivelet mikro-, mezo-, exo- dhe makro. Për këtë do të përdoret metoda “Diversiteti si metodë hulumtimi dhe reflektimi.” Në këto dy ditë, mbi 90 studentë të vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit Pedagogjik do të marrin pjesë në punëtori kreative. Produktet e këtyre punëtorive do të prezantohen në ditën përmbyllëse të Javës së Veçantë Studimore 2024” theksoi Prof. Dr. Lulzim Mehmedi
Përfaqësuesi i Shoqatës “Arsimi” nga Zvicra Doc. Dr. Mahir Mustafi tha se bashkë me Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Tetovës e kanë nisur këtë rrugëtim që disa vite dhe ky fakultet pretendon të jetë prijës në këtë drejtim. “Mjafton që njerëzit që mendojnë dhe flasin për reforma, të vijnë në Fakultetin Pedagogjik, respektivisht në mësonjëtoret ose korridoret e fakultetit për të parë mësuar e kuptuar se si bëhet reformimi. Studentët e tashëm, mësimdhënës të ardhshëm do të jenë bartës të këtyre nismave për ndryshime serioze ngase ata bashkë me edukatoret parashkollore nga Kumanova e deri në Ohër e Strugë besojnë në fuqinë e ndryshimit dhe zhvillimit që shpie në lumturinë e individit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Unë besoj se e vetmja shpresë për të ardhmen është të pranojmë një koncept të ri të ekologjisë njerëzore. Një koncept në të cilin ne zhvillojmë idet tona të pasurisë së aftësive njerëzore.” – theksoi mes tjerash Doc. D. Mahir Mustafi.
Java e Veçantë Studimore këtë vit do të përfshijë vizita në fshatrat Pallçisht i Poshtëm, Novakë, Urviç, Jellovjan Novosellë, Rakovec dhe Sellcë e Keqe ku do të bashkëbisedohet me përfaqësuesit e fshatrave dhe të shkollave, duke realizuar edhe aktivitete me nxënësit, ndërsa në restorant “Dardani” do të organizohet një podium për njohjen me karakteristikat kulturore të fshatit Bogovinë dhe rrethinës.
Java e Veçantë Studimore do të përmbyllet me panairin sociokulturor dhe arsimor “Diversity.” Aktivitetet dhe prezantimet do të mbahen në oborrin e shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë me fillim nga ora 14:00, ku shtatë personalitete bashkë me studentët do të prezantojnë shtatë tipare biodiversitare dhe kulturore të vendbanimeve nga vijnë ata vetë.

Previous Post

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, Taravari: Janë konstatuar 3 lloje të lëshimeve në Klinikën e pediatrisë dhe në “Kozle”

Next Post

Miteva: Pagat në arsim deri në vitin 2028 do të rriten të paktën 46%, fillojmë menjëherë me rritje nga paga e tetorit

Related Posts

Maqedoni

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

10/05/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti: Mblidheni mendjen! Një thirrje e jona shkakton tërmet!

10/05/2025
Maqedoni

Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

10/05/2025
Maqedoni

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

10/05/2025
Maqedoni

Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

10/05/2025
Maqedoni

Të bashkohet ASH, kryetarët e dy fraksioneve të tejkalojnë veten, vjen thirrja nga dega e Dibrës

10/05/2025
Next Post

Miteva: Pagat në arsim deri në vitin 2028 do të rriten të paktën 46%, fillojmë menjëherë me rritje nga paga e tetorit

LDFM: Derbi pa fitues, Bashkimi tani i dyti!

10/05/2025

A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime

10/05/2025

Ahmeti: Përjashtimi i shqiptarëve po nxit revoltë – diskriminimi duhet të ndalet!

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk