Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në UNT u realizua dita e hapur dhe dita e karrierës për maturantët dhe studentët

15/05/2023
Në UNT u realizua dita e hapur dhe dita e karrierës për maturantët dhe studentët
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Nënë Tereza” sot zhvilloi “Ditën e Hapur” dhe panairin “Dita e Karrierës” në hapësirat e objektit të ri të Universitetit në ish kazermën “Ilinden” në të cilën në prezencë të maturantëve u promovuan programet studimore të tetë fakulteteve si dhe patën mundësinë që përmes pjesëmarrjes e 20 kompanive private, Entit për punësim, Odës Ekomonike të Maqedonisë Veriperëndimore të njoftohen me kërkesën e tregut të punës.
Ky organizim këtë vit për të gjithë maturantët dhe studentët ishte një mundësi pozitive për t’u njoftuar me njëri-tjetrin si dhe të marrin kontakte dhe shërbime nga kompanitë që prezentuan shërbimet e tyre profesionale.


Rektori Prof.dr. Izet Zeqiri tha se oganizimi i këtij takimi, pjesemarrja e autoriteteve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kompanitë private, drejtorët e shkollave të mesme si dhe ajo maturantëve, studentëve do të mbetet në kujtimin e të gjithë neve, pasi që vjen një gjeneratë e artë e studentëve në universitetit tonë, me një staf të profesionistësh të dëshmuar në botën akademike dhe jo vetëm duke iu siguruar atyre një të ardhme të ndritur dhe premtues në kërkesat e tregut të punës.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetarja e senatit të UNT-së, Prof.dr. Suzana Jordanovska duke iu dëshiruar maturantëve dhe studentëve përkushtim në zhvillimin e jetës së tyre akademike dhe se e ardhmja e tyre studimore iu takon në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me një staf profesionistësh dhe avansues për karrierën e tyre studimore.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës z. Ahmet Qazimi potencoi se MASH qëndron fuqishëm pas UNT-së duke mbështetur atë në zhvillimin dhe ngritjen e saj permanente për të mirën e përgjithëshme, në veçanti për maturantët dhe studentët aktual të UNT-së.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore z. Durim Zeqiri në emër të kompanive falënderoi për mundësinë dhe iniciativat e tilla që studentët të jenë më afër bizneseve zhvillimore duke iu ofruar studentëve dhe jo vetëm platforma premtuese në suaza të kërkesës të tergut të punës.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka 8 fakultete, dhe atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Informatike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik si dhe Fakulteti i Shkencave Humane.

Previous Post

Laporta: Messi e do Barçën, kjo është shtëpia e tij

Next Post

Ndryshimet kushtetuese, VMRO s’merr në konsideratë porosinë e ShBA-ve

Related Posts

Aktuale

Ministri Haziri për ngjarjen në Tetovë: Pacientët e lënduar po marrin ndihmën e duhur mjekësore

10/08/2025
Aktuale

Fetai padit Qamil Kovaçin për shpifje: Shihemi në gjykatë

10/08/2025
Maqedoni

Reagim i Spitalit Klinik të Tetovës lidhur me rastin e ndarjes nga jeta të pacientes 29-vjeçare

10/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Park i Ri ekologjik e funksional, frymëmarrje për Çairin

10/08/2025
Maqedoni

Tripunovski: Masat e duhura dhanë rezultat, kemi mbi 280 mijë tonë grurë vendas, prej të cilëve 9 mijë tonë do të blihen për rezervat shtetërore të mallrave

10/08/2025
Maqedoni

Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare

10/08/2025
Next Post
Ndryshimet kushtetuese, VMRO s’merr në konsideratë porosinë e ShBA-ve

Ndryshimet kushtetuese, VMRO s’merr në konsideratë porosinë e ShBA-ve

Nis takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork

10/08/2025

Ministri Haziri për ngjarjen në Tetovë: Pacientët e lënduar po marrin ndihmën e duhur mjekësore

10/08/2025

Armëpushimi në Ukrainë/ Kallas: SHBA ka fuqinë të detyrojë Rusinë që të negociojë seriozisht

10/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk