Me një ceremoni solemne Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot priti 840 studentët e rinj, të cilët sot iu bashkangjitën 3700 studentëve aktual, në 8 fakultetet e UNT-së me mbi 30 programe studimore.
Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri iu uroi mirëseardhje të gjithë studentëve të rinj, për një vit sa më të mbarë akademik duke potencuar se “Universiteti ynë ofron studime cilësore , programe studimore me krahasueshmëri ndërkombëtare dhe diploma të pranuara edhe jashtë vendit, ku studentët mund ti vijojnë studimet e mëtejme, ose të inkuadrohen në punë sipas kualifikimit dhe përgatitjes së tyre profesionale” – tha rektori Zeqiri
Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Jeton Shaqiri duke iu uruar mirëseardhje studentëve të rinj, atyre ju dëshiroi shëndet dhe lumturi për të arritur shumë suksese dhe për të arritur qëllimet që kanë vendosur. Ministri Shaqiri potencoi se ‘kuadri pedagogjik, jo vetëm në Universitetin “Nënë Tereza”, por edhe në të gjitha universitetet e vendit, do të jetë në lartësinë e detyrës, duke ndarë njohuritë që zotërojnë me studentët dhe prej tyre të nxjerrim gjeneratë me të cilin të gjithë do të jemi krenarë dhe që do të jetë në gjendje të përballojnë sfidat e së ardhmes, duke marrë dalëngadalë rolet e të rriturve në shoqëri.’ – tha ministri Shaqiri
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetarja e senatit të UNT-së, Prof.dr. Suzana Jordanovska duke iu dëshiruar maturantëve dhe studentëve studentëve të rinj edhe atyre actual, përkushtim në zhvillimin e jetës së tyre akademike dhe se e ardhmja e tyre studimore iu takon në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, me një staf profesionistësh dhe avansues për karrierën e tyre studimore.
Prorektori për arsim në UNT, Prof.Inor.dr. Fati Iseni në fjalën e tij përshëndetëse studentëve të rinjë mes tjerash tha se ‘paragjykimet dhe stereotipet mbi baza kulturore që e mbanin peng rajonin, vetëm ne mund t’i thejme me forcen e fjales se urte e cila mësohet këtu. Dëshiroj që sikurse stafi i UNT-së ashtu edhe ju studentë të dashur, ta ndjeni ngrohtësisht Universitetin dhe me shumë vullnet të vini për të nxënë dije.’ – tha prorektori Iseni
UNT të gjithë studentëve aktual dhe atyre të rinjë në këtë fillim vit të ri akademik 2023/2024 iu dëshiron studime të thelluara, suksese të përbashkëta dhe se i gjithë stafi akademik dhe ai administrativ është në shërbimin e tyre profesional.