Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës u prezantua projekti për nxitjen e vullnetarizmit

24/05/2023
Në Universitetin e Tetovës u prezantua projekti për nxitjen e vullnetarizmit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Universitetin e Tetovës, Asociacioni Maqedonas-Amerikan Alumni e bëri prezantimin e projektit që ka për qëllim inkurajimin e aktiviteteve vullnetare, krijimin e rrjeteve shoqërore dhe bashkëpunimit mes studentëve dhe profesorëve. Ideja e projektit është që, më së paku 500 studentë nga universitete të ndryshme të kyçen në aktivitete përkatëse jashtë procesit mësimor, formimi i katër klubeve vullnetare në katër universitete publike, të cilët do të marrin pjesë në më së paku 12 aktivitete për punë të dobishme shoqërore për një periudhë njëvjeçare, nxitja e formimit të klubeve për interesa jashtëmësimore,
angazhimi i anëtarëve të MAAA si mentorë, trajnues dhe pjesëmarrës, lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet klubeve, liderëve lokalë dhe organizatave joqeveritare, si dhe ndërtimi i kampanjës në mediumet sociale në nivel nacional – ngritja e vetëdijes te përdoruesit e rrjeteve sociale për përfitimet nga kyçja në aktivitetet vullnetare të theksuara më lartë.
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u shpreh se ky është aktiviteti i parë që e organizojmë së bashku, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Asociacionin Alumni, me shpresën se aktivitete të tilla do të kemi edhe në të ardhmen. “Sot është aktiviteti i parë që e realizojmë së bashku dhe pikërisht ka të bëjë me vullnetarizmin që në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me ju si studentë. Besoj se ky do të jetë një moment ku ju do të reflektoni dhe do të vazhdoni aktivitetet, të cilët kanë të bëjnë me punën
vullnetare, e që do t’u ndihmojnë për përfitimin e shkathtësive plotësuese, por edhe që të jeni aktivë në komunitet. Ju si studentë dhe të gjithë ne duhet ta kemi parasysh faktin se kemi edhe përgjegjësi ndaj komunitetit, duhet t’i zhvillojmë ato përgjegjësi sociale dhe është një moment shumë i mirë reflektimi”, u shpreh Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Prof. Dr. Bashkim Ziberi, anëtar i bordit drejtues të Asociacionit Maqedonas-Amerikan Alumni, tha se qëllimi i këtij organizimi është shkëmbimi i përvojave për sa i takon vullnetarizmit dhe angazhimit tonë në shoqëri. “Ne të gjithë kemi përgjegjësi, duke filluar nga ju si studentë e deri tek ne që kemi pak më shumë përvojë në këtë pjesë, kështu që, të gjithë së bashku do të kontribuojmë në të mirë të shoqërisë.
Asociacioni i Maqedonas – Amerikan Alumni është një organizatë që përbëhet prej anëtarëve te cilët kanë qenë në programe të ndryshme të Bashkimit Evropian. Unë jam vetë alumni, kam qenë në programin e Fulbrightit të Qeverisë Amerikane në Boston të SHBA-ve dhe nëse ka diçka që më kanë lënë përshtypje është pikërisht vullnetarizmi i shoqërisë amerikane”, tha mes tjerash, Prof. Dr. Bashkim Ziberi.
Më pas, presidentja e MAAA, Verica Jordanova, në pika të shkurtra shpalosi aktivitetet e zhvilluara të asociacionit dhe projektet që pritet t’i realizojnë në vijim, ndërsa prezantimin e projektit të Asociacionit Maqedonas-Amerikan Alumni e bëri sekretarja e përgjithshme, Irena Popovska. Gjithashtu, përvojat e tyre të vullnetarizmit i shkëmbyen edhe Pranvera Kasami – ILPP, Dan Robish nga Peace Corps, profesori i Fakultetit Juridik, njëherit edhe Fullbright Alumni, Prof. Dr. Ali Musliu, si dhe Ognen Janevski – sekretar organizativ i MAAA.

Previous Post

Lakra ka shumë efekte pozitive, mbron nga sëmundja që po sundon botën

Next Post

Ekipi i futbollit të UT-së në futsall shpallet kampion i Ligës Universitare

Related Posts

Maqedoni

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025
Maqedoni

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Maqedoni

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Maqedoni

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Next Post
Ekipi i futbollit të UT-së në futsall shpallet kampion i Ligës Universitare

Ekipi i futbollit të UT-së në futsall shpallet kampion i Ligës Universitare

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk