Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës u mbajt trajnim për fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e paqes

16/05/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të projektit INNOVA8PEACE: “Mendim Krijues për Ndërtuesit e Rinj të Paqes –
Programi Erasmus+ KA210 për Rininë”, Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me partnerët, Shoqata Ndërkombëtare e të Rinjve dhe Studentëve për Paqe – Evropë dhe në Lindje të Mesme (IAYSP) dhe CARP nga Rumania, organizoi aktivitetin “Trajnim për Trajnerë”, i cili u zhvillua prej 7 deri më 12 maj 2025, në Tetovë. Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i të rinjve në drejtim të ndërtimit të paqes dhe përgatitjes së tyre si trajnerë të së ardhmes.
Përfaqësuesit e organizatave partnere u pritën nga Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Kenan Ferati. Gjatë takimit u diskutua për rrjedhën e trajnimit si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në projekte të ndryshme, që do të kontribuojnë në afirmimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të studentëve tanë dhe të rinjve në përgjithësi. Të pranishmit patën gjithashtu mundësinë të vizitojnë disa nga hapësirat e kampusit të Universitetit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga Koordinatori i projektit, Doc. Dr. Agron Iljazi, dhe studentet Besjana Izairi, Amra Azizi dhe Elma Sulejmani.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëmarrësit patën mundësi të thellohen në tema me rëndësi të veçantë për shoqërinë, si: hartimi dhe dizajnimi i projekteve për ndërtimin e paqes; metodat e avancuara për komunikim efektiv gjatë trajnimeve; teknikat për identifikimin dhe përkufizimin e qartë të problematikave që synohet të adresohen; mënyrat më efikase për të angazhuar dhe udhëhequr procesin e ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të dialogut.
Ky trajnim i pajisi studentët me njohuri praktike dhe teorike, të cilat do t’i ndihmojnë jo vetëm gjatë rrugëtimit të tyre akademik, por edhe në përgatitjen për të qenë trajnerë të së ardhmes – bartës të vlerave të paqes, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në çdo komunitet ku ata do të veprojnë.

Previous Post

VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar: Arben Taravari është viktima e fundit

Next Post

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

Related Posts

Maqedoni

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025
Maqedoni

Anulohet fitorja e Bashkimit ndaj Kozhufit, shtatë persona në Komision Disiplinor!

16/05/2025
Maqedoni

Ganiu: Bashkëpunimi qytetar për pastërti po jep rezultate

16/05/2025
Aktuale

Gashi: Formohet grupi Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit!

16/05/2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan marrëveshje për partneritet strategjik

16/05/2025
Biznes

Mexhiti: Investimet e huaja dhe partneritetet rajonale, themeli për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

16/05/2025
Next Post

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025

Edhe një zë brenda ASH-së kundër bashkëpunimit me BDI-në: Jam ushtar i VLEN-it (VIDEO)

16/05/2025

Sunny Hill zbulon të gjithë artistët

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk