Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës sot u shënua 16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit

16/10/2024
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me qëllim sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë së ushqimit dhe mënyrës së të ushqyerit, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me organizatën “Renesansa” organizuan debatin me temë: “Kultivimi i produkteve jodrurore, mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”.
Ky debat u organizua në kuadër të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore në Sharr, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare” mundësuar dhe mbështetur financiarisht nga CNVP Foundation Prespa Ohrid Nature Trust – PONT.
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i pranishëm në këtë aktivitet përgëzoi organizatorët për shënimin e kësaj dite, tha se të gjithë bashkërisht duhet të kontribuojmë për mirëqenien e shoqërisë gjithmonë duke u përkujdesur për ushqimin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe ky është edhe synimi ynë i përbashkët për të pasur një shoqëri sa më vitale.
Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezahir Idrizi duke folur mbi rëndësinë e ushqimit, dhe njëkohësisht edhe rreth kultivimit të produkteve jodrurore, mbrojtjes së ambientit jetësor si dhe promovimit të turizmit malor bëri thirrje deri tek autoritet politikëbërëse vendore që të krijojnë dhe hartojnë strategji dhe politika zhvillimore të produkteve jodrurore në rajonin e Malit Sharr.
Berat Azizi koordinator i projektit në fjalë, theksoi se ky debat ka për qëllim që të informojë opinionin dhe të motivojë banorët lokalë për rëndësinë e produkteve jodrurore dhe promovimin e turizmit malor. Mali Sharr me një biodiversitet të shkëlqyer ofron të gjitha premisat për të ringjallur ekonominë lokale përmes kultivimit të produkteve jodrurore dhe për të zhvilluar turizmin malor.
Profesori Besnik Rexhepi, para të pranishmëve elaboroi të gjitha produktet jodurore të cilat gjenden në Malin Sharr sidomos boronicat, llojet e ndryshme të çajit, manaferat dhe produktet tjera. Ndërsa prof. Adis Veliu foli mbi temën “Përcaktimi i vlerave antioksiduese dhe antocioninet në boronicë në gjendje të freskët dhe të ngurtë kurse Anela Stavrevska, përfaqësuese e Parkut Nacional “Sharr”, u shpreh se parku nacional është angazhuar që të ndihmojë të gjitha organizatat në këtë drejtim dhe në anën tjetër është duke punuar në terren konform kompetencave që ka për të ruajtur mjedisin dhe për të mbrojtur zonat që janë të pasura me kultura jodrurore.

Previous Post

Takim Mexhiti-Aliu, në fokus bashkëpunimi ndërkufitar

Next Post

Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI-ja do të përfshihet në debat

Related Posts

Aktuale

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025
Maqedoni

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025
Maqedoni

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Maqedoni

Qyra: Do t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme

15/10/2025
Maqedoni

Ursula von der Leyen mbërriti në Shkup, u prit nga ministri Mucunski

15/10/2025
Maqedoni

KShZ: 9.000 të sëmurë do të votojnë në shtëpi

15/10/2025
Next Post

Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI-ja do të përfshihet në debat

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk